Lifestyle

Kafja nga kërpudhat

Kërpudhat kanë shumë përfitime shëndetësore, por ekspertët janë skeptikë nëse këto pretendime shëndetësore përkthehen në kafe kërpudhash.

Kafeja e kërpudhave është vetëm një nga tendencat më të fundit shëndetësore në kuadër të pijeve. Përkrahësit e pijes thonë se ajo ndihmon me përqendrimin, pakëson stresin dhe lufton fryrjen e padëshiruar.

Çfarë është kafeja e kërpudhave?

“Kafeja e kërpudhave është një pije që përmban kërpudha që kanë kaluar nëpër një proces tharjeje dhe bluarjeje”, ka thënë Jessica Cording, dietologe dhe autore e “The Farewell Tour, ka shkruar “eatingwell”.

Përzierja e kërpudhave pluhur kombinohet me kafen e grirë për të bërë pijen që shpesh është më pak e kafeinizuar se kafeja tradicionale. Kafeja e kërpudhave shpesh shitet si kafe e çastit dhe kafe e përzier me qumësht.

Disa kërpudha të përdorura zakonisht përfshijnë:

Chaga

Cordyceps

Kripa e luanit

Reishi

Rhodiola

Bishti i Turqisë

Shiitake

Trumbeta e mbretit

Si bëhet kafja nga kërpudhat?

Kafeja e kërpudhave fillon me kërpudha pluhur. Vegjetacioni i nënshtrohet një procesi tharjeje, nxjerrjeje dhe bluarjeje për të krijuar pluhurin, i cili pastaj përzihet me kafe të grirë, zakonisht në një raport 50-50. Disa entuziastë kanë thënë se të bësh kafen e kërpudhave në shtëpi është e thjeshtë. Duhet vetëm një ekstrakt kafeje kërpudhash dhe pak kafe. Duhet të përzihet pluhuri i kërpudhave në kafe dhe rezultati është i ngjashëm me përzierjet e zakonshme të kafesë.

A ndihmon kafeja e kërpudhave me fryrjen?

“Kërkimet shkencore në shqyrtimin e ndikimit të kësaj kafeje në shëndetin gastrointestinal, veçanërisht ‘fryrjen’, janë të pakta”, ka thënë Michelle Pearlman, bashkë-themeluese e “Prime Institute”.Përveç kësaj, Pearlman ka pohuar se disa lloje kërpudhash konsiderohen ushqime që përmbajnë karbohidrate që mund të kontribuojnë në prodhimin e gazit në disa njerëz. Kërpudhat përmbajnë polisaharide, të cilat në fakt mund të kontribuojnë në fryrje.

Me fjalë të tjera, pretendimi se kafeja e kërpudhave zvogëlon fryrjen është anekdotike. Kjo do të thotë se kafeja mund të stimulojë lëvizjen e zorrëve dhe të lehtësojë fryrjen te disa njerëz, por vërehet se kjo nuk është specifikisht vetëm për kafenë e kërpudhave.

Kafeja nga kërpudhat mund të ndihmojë në funksionimin e mirë të sistemit imunitar. Ka substanca anti kancerogjene dhe ndihmon në plakje të shëndetshme.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi