Jennifer Lopez, do të sjell në treg linjën e saj të makijazhit përmes Inglot Cosmetics, që ka 70 produkte të ndryshme.
Në treg do të dalin më 26 prill, siç njofton Jenna Rosenstein për revistën Elle.
Jennifer Lopez hyn zyrtarisht në biznesin e kozmetikës. J Lo, ka punuar më herët edhe me L’Oreal Paris për vite me radhë.
Lokacioni kryesor i produkteve të saj do të jetë në Poloni.
“Është diçka që kam dashur ta bëjë gjithë jetën”, ka thënë Lopez për Daily Women’s Wear.
Edhe
JLo promovon linjën e re të të brendshmeve të brendit “Intimissimi”
Produktet do të jenë të ndryshme, si buzëkuq, maskara, pluhura të ndryshme, brusha etj.
Çmimet për produkte do të fillojnë nga 8.50 dollarë.