Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez shokon publikun me sasinë e parave që shpërdoron

Aktorja latino-amerikane Jennifer Lopez edhe në moshën 51-vjeçare po i joshë meshkujt, por edhe femrat në mbarë botën. Sipas Life & Style, kjo këngëtare me trup joshës në pamjen e saj çdo ditë i harxhon pak më shumë se 15.000 dollarë. Kështu, kjo divë e mega-popullarizuar kudo që shkon e merr me vete edhe manikyristin e saj, qoftë vetëm për disa orë ose ditë, dhe në të i shpenzon deri në 1.500 dollarë.

Por kjo nuk është e vetmja gjë në të cilën Jennifer harxhon shuma të mëdha parash. "Ajo i shpenzon çdo ditë nga 4.500 dollarë për grim, parukierë dhe trajnerin personal, i cili ushtron me të për ta mbajtur vijën e bukur të trupit", tha burimi për revistën, duke shtuar se ajo e ka edhe masazherin e përhershëm, shkruan KOHA Ditore. Kostoja e investimit të saj në pamjen e saj gjatë turneve shkon më lart, sepse gjithçka duhet të jetë e përsosur. Por disa adhurues janë të bindur që Jennifer nuk shpenzon aq shumë në pamje, por përkundrazi se bëhet fjalë për gjene të mira dhe pak rregullim.

Image

Me qëllim që 51-vjeçarja seksipile të kënaqet me gjithçka, për këtë kujdeset edhe i fejuari i saj, ish-lojtari 44-vjeçar i bejsbollit Alex Rodriguez. T’ju rikujtojmë, kur të dalin para altarit, Alexi do të jetë bashkëshorti i katërt i këngëtares së preferuar. Ajo fillimisht ishte me aktorin 45-vjeçar Ojani Noah dhe më pas me 50-vjeçarin Cris Judd. Martesa e tretë ishte më e gjata. Ajo zgjati dhjetë vjet me këngëtarin 50-vjeçar Marc Anthony, me të cilin i ka binjakët 11-vjeçar, vajzën Emma Maribel dhe djalin Maximilian David.

Image