Instagrami është vlerësuar si platforma më e keqe sociale kur bëhet fjalë për ndikimin që ka tek shëndeti i të rinjve, thuhet në një studim të kryer në Britani të Madhe.
Në sondazhin e përfshirë 1,479 persona të moshës 14-24 vjeçare, janë pyetur se cilat prej pesë rrjeteve sociale ka ndikim negativ te përdoruesit, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej tyre është kërkuar që të vlerësojnë platformën për makthe, depresion, vetmi dhe ngacmime, transmeton Koha.net.
Organizatat e shëndetit mendor kanë kërkuar nga kompanitë që të bëjnë më shumë në sigurinë e përdoruesve të tyre.
Më shumë se 90 për qind e të rinjve përdorin rrjetet sociale – gati sa gjysma e çfarëdo grupi tjetër të kësaj moshe. Ata janë cak i efekteve negative edhe pse nuk ka pasur ndonjë provë për këtë gjë.