Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

I apasionuari pas djathërave artizanalë rikthehet në KTV me ëndrrën e bërë realitet

Këtë të diel, në emisionin Jeta në KTV i ftuar ishte Florentin Emini. Ai u rikthye në ekranin e KTV-së pas dy vjetësh.

Në vitin 2018, për Jeta kishte treguar pasionin për djathin. Në Keqekollë Emini kishte hapur gropë të madhe për të cilën tregonte që nëse i vjen ndonjëherë mundësia, do ta shndërronte në shpellë, e ku do të qëndronin djathërat e tij artizanalë me temperaturat e duhura.

Pas dy vjetësh, ai tregon për ëndrrën e bërë realitet, brendimin e djathërave dhe proshutës.

Emini tash furnizon disa lokale të kryeqytetit me prodhimet e veçanta.