Një studim i ri nga studiuesit e Shkollës Johns Hopkins Bloomberg për Shëndetin Publik kanë gjetur se të moshuarit me humbje të dëgjimit kanë më shumë gjasa të kenë demencë, por gjasat për demencë ishin më të vogla në mesin e përdoruesve të pajisjeve për dëgjim krahasuar me jopërdoruesit.
Ky studim është në përputhje me studimet e tjera rreth kësaj çështjeje që tregon se humbja e dëgjimit mund të jetë faktor kontribuues në rrezikun për demencë përgjatë kohës, dhe se trajtimi i dëgjimit mund të ulë rrezikun për demencë, shkroi Neuroscienceneës.
“Ky studim rithekson atë që kemi parë për lidhjen mes humbjes së dëgjimit dhe demencës, dhe krijon mbështetje për veprimet e shëndetit publik që të përmirësojë qasjen në përkujdesin e dëgjimit”, ka thënë autorja kryesore, Alison Huang.
Humbja e dëgjimit është një çështje kritike në shëndetin publik që afekton 2/3 e amerikanëve mbi 70 vjeç.
Se si është e lidhur humbja e dëgjimit me demencën nuk është ende e qartë.
-
Pilulat e gjumit rrisin rrezikun për demencë
-
Të moshuarit që dëgjojnë muzikë kanë gati 40 për qind më pak rrezik nga demenca
-
Humbja e dëgjimit lidhet me përkeqësim më të shpejtë të kujtesës
-
Deri në 40% e njerëzve mund të zhvillojnë demencë pas moshës 55-vjeçare. Si të ulet rreziku?
-
Kontrollet mjekësore që synojnë ta ulin rrezikun e demencës