Hulumtimi i publikuar në revistën “Personality and Individual Differences” ka përcaktuar se në cilën moshë gratë shijojnë marrëdhëniet intime dhe pse ndodh kjo.
Në hulumtim morën pjesë 827 gra të ndara në tre grupe. Në të parën ishin gra me fertilitet të lartë të moshës 18 deri në 26 vjeç, në të dytën ato me fertilitet të ulët të moshës 27 deri në 45 vjeç dhe në të tretën gra që ishin në menopauzë të moshës 46 vjeç e lart.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBazuar në përgjigjet e sondazhit, studiuesit zbuluan se gratë mes moshës 27 dhe 45 vjeç e shijojnë më shumë seksin. Sipas hulumtimit, ato kanë një dëshirë seksuale të shtuar në përgjigje të zvogëlimit të fertilitetit dhe fantazive të shpeshta seksuale, një jetë seksuale aktive dhe një dëshirë për seks të rastësishëm.
Doktoresha Judith Easton ka thënë se rezultatet e hulumtimit tregojnë se gratë nuk duhet të “mashtrohen” që të kenë fëmijë në mënyrë që të përjetojnë kulmin seksual.