Me mbështetjen e një mjeku kundërthënës francez, “Fox News”-it dhe presidentit amerikan, Donald Trump, hidroksiklorikina – një ilaç ky i kahershëm antimalarie që tani po përdoret gjithandej për trajtimin e lupusit – ka tërhequr vëmendje të jashtëzakonshme, pasi që po përmendet si një mënyrë e trajtimit potencial të COVID-19.
Mirëpo, ilaçi është kthyer edhe në çështje ndasish politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: politikanët konservatorë dhe figurat mediatike i kanë mbështetur studimet që e aprovojnë teorinë se medikamenti është një lloj trajtimi i mundshëm. Dhe të mërkurën, Rick Bright, kreu i agjencisë së Qeverisë amerikane për investim dhe përgjigje ndaj pandemisë, ka thënë se është shkarkuar nga puna, pikërisht për shkak se u ka rezistuar “udhëzimeve të gabuara” për promovimin e “përdorimit të gjerë” të medikamentit, për shkak se sipas tij “është e qartë se i mungojnë mbështetjet shkencore”.
Derisa buja rreth hidroksiklorikinës është e pashembullt, shpresa që ajo gjeneron është e kuptueshme. Deri më tani nuk është zbuluar asnjë medikament efektiv kundër koronavirusit, prej të cilit kanë humbur jetën 180 mijë njerëz kudo në botë.
Dëshmitë e pakta rreth efekteve të hidroksiklorikinës deri më tani kanë siguruar nga një sërë hulumtimesh, shpesh duke u postuar online si “materiale para shtypit” – para kalimit të procesit të vlerësimit rigoroz shkencor që njihet si “peer riview”. Disa nga publikimet shkencore në lidhje me medikamentin cekin se ai e ka plotësuar standardin e artë të testit të kontrollit (RCT), ndonëse teste të shumta të tilla janë akoma në proces e sipër.
In vitro vs in vivo
Hidroksiklorokina dhe koronavirusi - lidhja e padëshmuar kuruese
Në fillim të shkurtit, revista shkencore “Cell Research” e publikoi një letër dërguar redaktorit nga një grup shkencëtarësh kinezë, të cilët i treguan rezultatet e eksperimentit që tregonin se medikamentet ekzistuese mund të ishin të efektshme për koronavirus.
Shkencëtarët i testuan pesë medikamente in vitro – me qeliza të infektuara me virus në laborator, por jo në njerëz. Nga hulumtimi u gjet se dy prej tyre mund të jenë më premtuese: remdesiviri dhe hidroksiklorikina. (Klorikina është kushërirë e afërt e hidroksiklorikinës, e cila konsiderohet si më e sigurt për përdorim).
Kufizimet e hulumtimit: Ka dallim të madh ndërmjet medikamentit që është premtues brenda laboratorit dhe efektivitetit të tij te pacientët. Shkencëtarët kanë gjetur të dhëna të ngjashme për hidroksiklorikinën në raport me viruset e tjerë në studimet in vitro, duke përfshirë edhe SARS-in e parë, por nuk ka treguar ndonjë efekt ndaj ndonjë virusi në RCT.
Studimi kundërthënës francez
Pjesa më e madhe e bujës mediatike rreth hidroksiklorikinës ka burimin nga një studim francez, në të cilin bëhej i ditur reduktimi i ndjeshëm i sasisë së virusit te pacientët me kombinimin e hidroksiklorikinës me azitromicinë (një antibiotik ky i njohur). Studimi ishte test klinik që do të thotë se përfshinte pacientë të njëmendtë, dhe kaloi në “peer review” para publikimit në revistën “International Journal of Antimicrobial Agents”.
Edhe
Një tjetër studim konfirmon se hidroksiklorokina nuk ndihmon pacientët me COVID-19
Kufizimet e hulumtimit: Ka një numër problemesh që lidhen me mënyrën e ndërtimit të studimit dhe me mënyrën se si janë raportuar rezultatet. Hulumtuesit i kanë zhvlerësuar rezultatet klinike, të cilat tregojnë përmirësim ose mungesën e përmirësimit, përkeqësimin dhe vdekjen e pacientëve. Në vend që ta bënin këtë, ata e matën kohën për të cilën pacientët e mbanin virusin – se a e dallonin virusin në strishën e hundës së tyre. Të gjithë pacientët te të cilët u shfaqën rezultate të këqija, katër sosh, kanë marrë hidroksiklorikinë — tre prej tyre në trajtim intensiv dhe një vdiq — nuk u përfshinë në analizën e virusit.
Hulumtuesit kanë thënë se pacientët e mbetur po e mbanin virusin për kohë më të shkurtër. Kjo e hapi rrugën për promovimin dhe përshkrimin e pasaktë të rezultateve të medikamentit, që thoshin se është treguar si “kurë në 100 për qind të rasteve”.
Asociacioni profesional i afërt me IJAA-në ka njoftuar se artikulli shkencor “nuk i plotëson standardet e pritshmërive të shoqërisë”, dhe se publikuesi do ta iniciojë një rishikim të dytë të pavarur.
Ndërkohë, një grup shkencëtarësh francezë kanë vazhduar të botojnë publikime mbi përdorimin e vazhdueshëm të hidroksiklorikinës me azitromicinë te pacientët në Marsejë, pa grup kontrolli.
Edhe
Ndalen hulumtimet, hidroksiklorokina nuk ka dhënë efekte ndaj koronavirusit
(The Guardian)
Tekstin e plotë mund ta lexoni falas në gazetën KOHA Ditore. Për t’u regjistruar, klikoni këtu: