Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Hidroksiklorokina dhe koronavirusi - lidhja e padëshmuar kuruese

Me mbështetjen e një mjeku kundërthënës francez, “Fox News”-it dhe Donald Trumpit, hidroksiklorokina – një ilaç i kahershëm antimalarie që tani po përdoret më shumë për trajtimin e lupusit – ka marrë vëmendje disproporcionalisht të madhe si një trajtim i mundshëm për COVID-19.

është shndërruar në një tjetër problematikë politike përbrenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës: politikanët konservatorë dhe figura të mediave kanë promovuar studimet që e mbështesin teorinë se ilaçi është trajtim potencial. Dhe të mërkurën, Rick Bright, shef i një agjencie qeveritare amerikane të angazhuar për investim në trajtime dhe përgjigjen ndaj pandemive, ka thënë se është shtrënguar të largohet nga vendi i tij i punës shkaku i rezistencës ndaj “direktivave të gabuara” të administratës që promovon “përdorimin e gjerë” të ilaçit, për të cilin ai tha se “qartazi i mungojnë meritat shkencore”.

Promovimi i ilaçit papërgjegjësi, por i kuptueshëm

Promovimi i hershëm i hidroksiklorokinës, sipas tij, është papërgjegjësi, por shpresa është e kuptueshme. Ende nuk ekziston kurrfarë ilaçi që është dëshmuar të jetë efektiv kundër koronavirusit, i cili ka lënë të vdekur më shumë se 180.000 persona kudo në botë.

Prova të limituara rreth hidroksiklorokinës deri më tani kanë buruar nga një sërë studimesh shkencore, nganjëherë menjëherë pasi që janë postuar në internet si “dokumente bazë” – pra, para se të kalonin procesin e verifikimit, të njohur si rishikim nga kolegët.

Edhe Hulumtimet e paqëndrueshme shkencore për ndikimin e hidroksiklorikinës ndaj virusit Lifestyle Hulumtimet e paqëndrueshme shkencore për ndikimin e hidroksiklorikinës ndaj virusit

Asnjëri prej studimeve të publikuara nuk ka përmbushur standardin e artë për demonstrimin e efikasitetit të ilaçit – shtrirja e gjerë e veprimit, provat e rishikuara dyfish të testimeve rastësore (RCT), përmes testimeve të shumëfishta që janë duke u zhvilluar.

Derisa bota është në pritje të këtyre rezultateve, në vijim është një udhëzues për disa nga studimet e bëra deri më tani.

In vitro vs. In vivo

Në fillim të shkurtit, revista shkencore “Cell Research” publikoi një letër për redaktorin e shkencëtarëve kinezë që po i raportonin rezultatet e eksperimenteve të tyre për të parë nëse ilaçet ekzistuese mund të kenë efekt kundër koronavirusit. Shkencëtarët testuan pesë ilaçe in vitro – që do të thotë në qelizat e infektuara me virusin në një laborator, në vend se te njerëzit – dhe kanë gjetur rezultate premtuese për dy prej tyre: remdesiviri dhe klorokina. (Klorokina është ilaçi i përafërt me hidroksiklorokinën, i cili konsiderohet më i sigurt).

Paralajmërim: Ekziston një dallim i madh midis një ilaçi që dëshmohet si premtues në laborator dhe atij që funksionon te pacientët. Shkencëtarët kanë nxjerrë rezultate të ngjashme premtuese me hidroksiklorokinën kundër viruseve të ndryshme në studimet e mëhershme in vitro, përfshirë fillimisht SARS-in, por që ende nuk është dëshmuar efikasiteti i tij kundër ndonjë virusi te njerëzit.

Studimi i diskutueshëm francez

Edhe Një tjetër studim konfirmon se hidroksiklorokina nuk ndihmon pacientët me COVID-19 Botë Një tjetër studim konfirmon se hidroksiklorokina nuk ndihmon pacientët me COVID-19

Pjesa më e madhe e promovimit të ilaçit nëpër media ka burimin nga një studim francez mbi hidroksiklorokinën, i cili supozohet se tregon për reduktim të konsiderueshëm të pranisë virale te pacientët e trajtuar me kombinimin e HCQ-së dhe azitomicinës, një antibiotik i zakonshëm. Ky studim ishte në fazën e testit klinik, që do të thotë se përfshinte pacientë aktualë, dhe iu nënshtrua një vlerësimi nga kolegët para publikimit në gazetën ndërkombëtare “International Journal of Antimicrobial Agents” (IJAA).

Paralajmërim: Ekzistojnë një sërë probleme që lidhen me modelin e këtij studimi dhe mënyrën sesi janë raportuar rezultatet e tij. Studiuesit i minimizuan rezultatet klinike – pra, nëse pacientët kanë treguar përmirësim apo jo, apo gjendja e tyre është përkeqësuar apo kanë vdekur - dhe në vend të kësaj u bazuan në analizat e tyre se sa kohë virusi qëndron te një pacient – do të thotë nëse studiuesit kanë qenë në gjendje ta zbulonin praninë e tij me anë të strishos së hundës. Që të katër pacientët me rezultate qartazi jo të mira (tre përfunduan në njësinë e përkujdesjes intensive dhe njëri vdiq) kishin marrë hidroksiklorokinën, por ishin përjashtuar nga analiza virale. Studiuesit bënë të ditur se pacientët e tjerë, të cilët e morën ilaçin, e mënjanuan virusin më shpejt. Kjo gjë hapi rrugën për promovimin e ilaçit, bazuar në rezultatet e tyre çorientuese dhe shtyri njerëzit që të thonë se ilaçi ka shfaqur “shkallë kurimi prej 100 për qind”.

Asociacioni profesional i lidhur me IJAA-në ka bërë të ditur se artikulli “nuk e përmbush standardin e pritshmërive të shoqërisë” dhe se botuesi ka iniciuar një përmbledhje shtesë të rishikimit nga kolegët.

Ndërkohë, grupi i shkencëtarëve francezë ka vazhduar të publikojë raporte të rezultateve nga përdorimi i vazhdueshëm i hidroksiklorokinës dhe azitromicinës nga pacientët në Marsejë, në kuadër të studimit pa ndonjë grup kontrolli.

Test i vogël klinik kinez

Edhe Ndalen hulumtimet, hidroksiklorokina nuk ka dhënë efekte ndaj koronavirusit Lifestyle Ndalen hulumtimet, hidroksiklorokina nuk ka dhënë efekte ndaj koronavirusit

Në prillin e hershëm, shkencëtarët kinezë e publikuan një studim me 62 pacientë që kishin simptoma të buta të COVID-19. Për dallim prej studimit francez, hulumtimi i tyre ishte i rastësishëm dhe grupet e kontrollit ishin të përfshira. Studimi ka evidentuar një dallim statistikisht të rëndësishëm rreth kohës sa iu deshën dy grupeve të pacientëve për shërim, me ç’rast të prekurit që e morën hidroksiklorokinën kanë pasur periudha më të shkurtra të shfaqjes së etheve dhe kollës.

Guardian