Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Hipertensioni mund të trajtohet së shpejti me vaksinë

Shtypja e lartë e gjakut (hipertensioni) mund së shpejti të trajtohet me vaksinë “e cila e ndal” këtë gjendje, thonë shkencëtarët, raporton “The Sun”.

Vaksina, e cila do të jepej dy herë në vit, mund të zëvendësojë tabletat e përditshme dhe kjo do të ishte një përfitim i madh për miliona pacientë në mbarë botën.

Studimet fillestare tregojnë se një dozë e vaksinës “zilebesiran” mjafton për ta ulur shtypjen e gjakut për gjashtë muaj, me pak efekte anësore.

Po ashtu redukton gjasat që dikush të ketë sulm në zemër, sulm në tru apo ngjarje tjera kardiake për 20 për qind apo më tepër.

Shumë njerëz në botë vuajnë nga hipertensioni dhe marrin tableta ditore për ta vënë nën kontroll këtë gjendje.

Edhe Vaksina kundër herpes zosterit mund të ulë rrezikun e infarktit dhe sulmit në tru Lifestyle Vaksina kundër herpes zosterit mund të ulë rrezikun e infarktit dhe sulmit në tru

Nëse nuk trajtohet si duhet, hipertensioni mund të shkaktojë sulme në zemër apo në tru.

“Studimi ynë tregon se dy apo katër doza të ‘zilabesiranit’ mund në mënyrë efikase dhe sigurtë të ulin shtypjen e gjakut te pacientët që kanë hipertension të pakontrolluar”, ka thënë profesori i mjekësisë George Bakris, që është drejtor i Qendrës Gjithpërfshirëse të Hipertensionit në Universitetin e Mjekësisë në Chicago.

Shkencëtarët studiuan 377 pacientë me një moshë mesatare 57-vjeçare që kishin problem me hipertension.

Ata u ndanë në katër grupe të cilat morën doza të ndryshme: 150, 300 apo 600 miligramë çdo gjashtë muaj apo 300 miligramë çdo tre muaj apo vaksinë të rrejshme.

Edhe Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru Lifestyle Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru

Gjatë periudhës gjashtëmujore, u zbulua se ata që morën “zilebesiran” panë ulje të shtypjes së gjakut gjatë ditës dhe natës, pa marrë medikamente shtesë.

Studiuesit thonë se “zilebesiran” funksionon duke shtypur prodhimin e hormonit angiotensin, që ngushton enët e gjakut.