Lifestyle

Helmi i kërmillit të detit po përdoret për të krijuar një tip të ri të insulinës

Insulina e zhvilluar nga helmi i kërmillit të detit mund të përdoret për të krijuar një tretman më të sigurt dhe efikas për diabet, thonë hulumtuesit, njofton Daily Mail.

Shkencëtarët e Universitetit të Utahs e kanë zhvilluar versionin e parë plotësisht funksional të hormonit të insulinës nga helmi.

Ata thonë, se bazuar në studimet në kafshë, mund të jetë një hap para drejt zhvillimit të një tretmani me insulinë që është në gjendje të përmirësojë jetën e atyre me diabet.

“Ne tash kemi aftësi për të krijuar një version hibrid të insulinës që funksionon te njerëzit dhe po ashtu duket se ka shumë atribute pozitive të insulinat të kërmillit të detit”, ka thënë Danny Hung-Chieh Chou, një nga autorët e studimit.

Kërmilli i detit në helmin e tij ka një formë unike të insulinës. Lëshon këtë helm në ujërat përreth duke shkaktuar rritjen e nivelit të sheqerit në gjak të rritet te peshqit në afërsi, duke i paralizuar përkohësisht. Me të bërë këtë, kërmilli del nga guaska e vet dhe e përpinë viktimën.

Chou dhe kolegët e tij kanë zbuluar se insulina në helmin e kërmillit të detit ka veçori të ngjashme me insulinën te njeriu dhe punon më shpejt.

Një insulinë që reagon më shpejt do të ulte rrezikun nga hiperglikemia dhe nga komplikimet tjera serioze nga diabeti, ka thënë Helena Safavi, bashkëautore e studimit.

Ata thonë se duan të krijojnë diçka që njerëzit që kanë diabet të Tipit-1 mund ta përdorin për të kthyer shpejt ekuilibrin në trupin e tyre.

“Mini-insulina ka potencial të jashtëzakonshëm”, ka thënë Chou.

Image