Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Hani hudhra për të parandaluar kancerin dhe disa sëmundje të tjera

Prej shumë e shumë vitesh hudhra është konsideruar si një përbërës i rëndësishëm për të pasur një shëndet të mirë. Ajo përdoret prej qindra vitesh për të trajtuar sëmundjet te njerëzit.

Mirëpo, mënyrën se si hudhra sjell përfitime për organizmin e tregon një studim i kryer së fundmi. Në një studim të kryer nga shkencëtarët e Universitetit të “Nottingham” theksohet se hudhra zvogëlon rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit, lufton sëmundjet kardiovaskulare si dhe lufton zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Për më tepër, mënyra si përgatitet hudhra mund të ketë një efekt pozitiv në funksionimin e mirë të trupit dhe shëndetit tuaj. Megjithatë, shkencëtarët ende nuk kanë arritur të zbulojnë se cila metodë e përgatitjes së hudhrës është më efektive për shëndetin.

Hudhra prodhon një shumëllojshmëri të përbërësve të squfurit kur është e përgatitur, kur është e copëtuar, e fermentuar në alkool ose e shtypur në vaj.

Sipas studiuesve, këto përbërje squfuri mund të ndikojnë në “molekulat e sinjalizimit të gaztë”, të tilla si oksid nitrik dhe sulfur hidrogjeni, që prodhohen natyrshëm në trupin e njeriut.

E ndërsa shkencëtarët ende po diskutojnë për teknikat e duhura për përgatitjen e saj, studiuesit bien të gjithë dakord se hudhra një prej bimëve që ka aftësi të forta terapeutike.

Edhe Sasia e nevojshme e hudhrës për ta ulur yndyrën e pashëndetshme në gjak Lifestyle Sasia e nevojshme e hudhrës për ta ulur yndyrën e pashëndetshme në gjak

“Ka plot elementë në këtë fushë për të treguar se si hudhra mund të ulë rrezikun e sëmundjeve dhe për të përmirësuar shëndetin e njeriut. Por gjithçka kthehet në pyetjet thelbësore, se çfarë ndodh në trupin tonë, kur këta përbërës kalojnë në metabolizëm”, tha dr. Rose, një prej studiuesve.

Gjithashtu hudhra veti anti-inflamatore dhe ul presionin e gjakut; Hudhra është një mjet efektiv për ftohjet dhe një antibiotik natyral; Është shumë e rëndësishme të dini se hudhra rrit aftësinë e trupit për të përballuar ndikimet e dëmshme të ambientit, sepse ajo forcon sistemin imunitar.