Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Përfitimet shëndetësore nga hudhrat e njoma

Hudhra të njoma

Hudhrat e njoma janë fantastike në vlerat e tyre shëndetësore.

E ndërsa shumë njerëz ngurrojnë t’i hanë, duke menduar aromën jo fort të këndshme, studiuesit i rekomandojnë për shkak të vetive të mira që ato kanë.

Nuk është e thënë të konsumohen vetëm të gjalla dhe të freskëta, përdorini në gatime, për të marrë të gjitha përfitimet që ato ofrojnë.

Hudhrat e njoma kanë një veçori shumë të rëndësishme.

Çfarë përmban hudhra e njomë?

Edhe Disa arsye për të ngrënë hudhër herët në mëngjes Lifestyle Disa arsye për të ngrënë hudhër herët në mëngjes

Hudhra e njomë, ashtu si hudhra e thatë përdoret për të kuruar gripin e thjeshtë e deri për parandalimin e sëmundjeve të rënda.

Përdoret për të kuruar probleme që lidhen me sistemin e gjakut dhe zemrën, përfshirë kolesterolin e lartë, parandalimin e atakut të zemrës dhe sëmundjeve koronare.

Shumë e përdorin për të parandaluar problemet me zhvillimin e qelizave të dëmshme të mushkërive, të prostatës, të gjirit e të stomakut.

Një lëndë përbërëse e hudhrës shërben si lëndë kuruese për sëmundjet e zemrës dhe e mbron atë. Hudhra ndikon edhe në përmirësimin e parametrave lipidë të gjakut, forcon potencialet antioksidante dhe shkakton ulje të tensionit. Në fjalë të tjera hudhra ndikon në uljen e kolesterolit dhe kurimin e tensionit të lartë.

Një studim lidh hudhrën me uljen e rrezikut të lindjes së parakohshme, si pasojë e lëndëve antimikrobiale dhe prebiotike që ajo përmban.

Edhe Shtatë të mira shëndetësore që vijnë nga hudhra Lifestyle Shtatë të mira shëndetësore që vijnë nga hudhra

Studime të tjera tregojnë se hudhra përmban një lëndë që mbron mëlçinë nga dëmtimet që shkaktohen nga përdorimi i alkoolit.

Si ta zgjedhim hudhrën e njomë?

Hudhra e njomë duhet të ketë kërcell të fortë, pa pjesë të zbutura dhe gjethet e saj duhet të kenë ngjyrë jeshile të fortë.

Në rast se rreth pjesës së kërcellit është formuar një shtresë e butë, ajo duhet të hiqet gjithmonë.

Edhe Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – rastet kur duhet përdorur hudhra Lifestyle Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – rastet kur duhet përdorur hudhra

Si të ruajmë hudhrën e njomë?

Mbështilleni mirë me letër dhe futeni në frigorifer. Kini kujdes gjatë mbështjelljes pasi aroma e saj e fortë do të përhapet kudo./AgroWeb.org