Fruthi është kthyer në katër vende të Europës që më parë kanë qenë të pastra nga sëmundja, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Sipas saj, sëmundja nuk konsiderohet më e çrrënjosur në Shqipëri, Republikën Çeke, Greqi dhe Britani.
“Po ecim prapa, jemi në rrugën e gabuar”, tha Kate O’Brien nga Departamenti i Imunizimit i OBSH-së.
Fruthi është një sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.
Sëmundja mund të parandalohet përmes dy dozave të vaksinës MMR, e cila në shumë vende është në dispozicion falas.
Vendet shpallen pa fruth kur nuk ka një transmetim endemik për 12 muaj në një zonë specifike gjeografike.
Edhe
Dyfishohen rastet e fruthit në Evropë dhe Azi qendrore më 2024, shifrat më të larta nga 1997-a
Afro 365,000 raste me fruth janë raportuar në të gjithë botën këtë vit, tha OBSH-ja, çfarë do të thotë gati tre herë më shumë sesa në gjysmën e parë të 2018-ës.
Zyrtarët e OBSH-së thonë se arsyet e përhapjes ndryshojnë nga vendi në vend. Disa njerëz nuk kanë qasje në programet e vaksinimit, ndërsa të tjerët keqinformohen në lidhje me sëmundjen dhe parandalimin e saj./ REL