Pas alarmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e fruthit, janë regjistruar edhe rastet e para në Shqipëri. Nga fruthi janë prekur 11 fëmijë në Tiranë dhe Durrës, raporton "Report TV".
Rastet janë konfirmuar pas paralajmërimit urgjent që u lëshua nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën. OBSH-ja ka bërë thirrje që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi.
Virusi i fruthit shkakton ethe, kollë dhe në raste të rralla pneumoni, inflamacion të trurit dhe vdekje. Është sëmundje ngjitëse.
OBSH-ja kishte regjistruar më shumë se 30 mijë raste të fruthit në Evropë midis janarit dhe tetorit 2023 krahasuar me 941 raste në vitin 2022.
Sipas OBSH-së, rastet janë shtuar muajt e fundit dhe pritet të vazhdojnë nëse nuk merren masa të menjëhershme.
-
OBSH-ja me paralajmërim pas rritjes alarmante të rasteve me fruth në Evropë
-
“Mënyra më efektive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen mbi 8 mijë fëmijë kundër fruthit
-
10 raste të reja me fruth, numri i rasteve kalon dyfishin e rasteve të vitit të kaluar
-
Për pesë muaj, rastet me fruth në Kosovë kalojnë dyfishin e vitit të kaluar
-
Gjatë javës së fundit u regjistruan 25 raste të reja me fruth në Kosovë