Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një paralajmërim urgjent pas një rritjeje alarmante 30-fish të rasteve në të gjithë Evropën.
OBSH-ja raportoi një numër në rritje të personave me sëmundjen, e cila tha se u zgjerua në muajt e fundit. Më shumë se 30,000 raste janë raportuar mes janarit dhe tetorit vitin e kaluar, krahasuar me 941 raste në të gjithë vitin 2022, shkroi Guardian.
Dy në pesë raste ishin fëmijë të moshave një nga katër vjeç. Një në pesë ishin të moshave mbi 20 vjeç. Trendi pritet të përkeqësohet nëse njerëzit nuk vaksinojnë fëmijët kundër sëmundjes ka thënë OBSH-ja.
Fruthi mund të çojë në komplikime serioze, çrregullime të përjetshme dhe vdekje. Mund të ndikojë në mushkëri dhe tru, e të shkaktojë pneumoni, meningjit, verbëri dhe konvulsione.
-
Dyfishohen rastet e fruthit në Evropë dhe Azi qendrore më 2024, shifrat më të larta nga 1997-a
-
IKSHPK-ja apel prindërve që fëmijët ta marrin vaksinën e fruthit
-
11 raste me fruth në Shqipëri
-
Shtatë raste të reja me fruth në Kosovë
-
“Mënyra më efektive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen mbi 8 mijë fëmijë kundër fruthit