Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Frutat më të mira për të rënë në peshë

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë treguar se frutat e pasura me flavonoide janë shumë të mira për të humbur në peshë.

lavonoidet janë substancat speciale që u japin këtyre frutave ngjyrën e kuqe apo vjollcë.

Në këtë mënyrë, këto fruta duhen konsumuar çdo ditë për të arritur një peshë të mirë trupore.

Vishnjet

Këto fruta i bëjnë mirë zemrës por edhe ndihmojnë për rënien në peshë.

Edhe Frutat më të mira për rënie në peshë Lifestyle Frutat më të mira për rënie në peshë

Të dhënat e AgroWeb.org konfirmojnë se njerëzit që hanë shumë vishnje në një periudhë prej 3 muajsh gëzojnë 9 për qind më pak masë dhjamore se ata që nuk i konsumojnë këto fruta

Frutat e pyllit

Boronicat, qershitë, manaferrat e fruta të tjera përmbajnë polifenolë të cilët ndalojnë formimin e masës dhjamore.

3 racione ditore me këto fruta ndalojnë formimin e qelizave dhjamore me 73 për qind.

Mollët e kuqe

Molla e kuqe përmban shumë fibër dhe antioksidantë.

Studimet kanë treguar se konsumi i fibrës së mollës ul ndjeshëm masën dhjamore në trup.

Edhe Fruta më e mirë për shëndetin e mëlçisë Lifestyle Fruta më e mirë për shëndetin e mëlçisë

Shalqini

Konsumi i shalqinit përmirëson profilin e lipideve dhe ngadalëson akumulimin e dhjamit.

Pavarësisht sheqerit, shalqini ofron shumë vlera shëndetësore.

Pjeshkët, kumbullat dhe nektarinat

Sipas të dhënave të AgroWeb.org kumbullat, pjeshkët dhe nektarinat parandalojnë sindromën metabolike e cila shpaloset me një masë të madhe dhjamore në zonën e belit.

Këto fruta me bërthamë përmbajnë substanca të fuqishme që pengojnë aktivizimin e geneve të yndyrës.

Për më tepër, ato përmbajnë sasinë më të pakët të sheqerit.

Edhe Gjashtë fruta që duhet ngrënë për humbje peshe Lifestyle Gjashtë fruta që duhet ngrënë për humbje peshe

Këto fruta gjenden në treg rregullisht dhe mundësojnë ndjekjen e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Nëpërmjet këtyre frutave të shëndetshme dhe konsumit të rregullt ditor, njeriu mund të parandalojë akumulimin e masave dhjamore të cilat më pas i çelin rrugën sëmundjeve më të rrezikshme si obeziteti dhe diabeti./AgroWeb.