Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Frutat më të mira për rënie në peshë

Frutat janë pjesë e domosdoshme e një regjimi ushqimor që të ndihmon të humbasësh kilogramët e tepërt.

Por ka disa fruta specifikë që janë shumë efikas në humbjen e shpejtë të peshës.

Bëhet fjalë për frutat me ngjyrë të kuqe të cilët janë të pasur me flavonoidë, substanca ideale për humbjen e kilogramëve të tepërt.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 6 frutat më të mira për dobësim të shpejtë por të shëndetshëm.

Qitro e kuqe

Edhe Frutat më të mira për të rënë në peshë Lifestyle Frutat më të mira për të rënë në peshë

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegon se ngrënia e një gjysmë qitroje përpara vakteve ndihmon në pakësimin e depozitës dhjamore në zonën e barkut dhe në uljen e kolesterolit.

Studimi thotë se konsumi i rregullt i qitros sipas mënyrës së lartpërmendur për gjashtë javë ndihmon në ngushtimin e belit me të paktën 3 centimetra.

Vishnja

Këto kokrra magjike janë të mira për zemrën por edhe për peshën e trupit.

Një studim i Universitetit të Miçiganit zbuloi se vishnjat e pasura me antioksidantë kontribuojnë ndjeshëm në zvogëlimin e masës dhjamore në zonën e barkut.

Frutat e pyllit

Boronicat, luleshtrydhet, manaferrat janë të pasur me polifenolë të cilët jo vetëm të ndihmojnë të humbisni në peshë por edhe pengojnë formimin e depozitave dhjamore.

Konsumi i 3 racioneve me fruta pylli në ditë zvogëlon formimin e qelizave dhjamore me 73%.

Pjeshkat, kumbullat dhe nektarinat

Këto fruta me sezon në pranverë, shmangin shfaqjen e sindromës metabolike, e cila shërben si ombrellë për shumë faktorë rreziku të diabetit.

Edhe Frutat që duhet konsumuar për ta mbajtur stomakun të sheshtë Lifestyle Frutat që duhet konsumuar për ta mbajtur stomakun të sheshtë

Këtu përfshihet edhe dhjamosja e belit.

Këto fruta përmbajnë fenolë të fuqishëm që pengojnë shëndoshjen e tepërt.

Për më tepër, frutat me bërthamë kanë përmbajtjen më të ulët të sheqerit.

Mollët e kuqe

Ekspertët shpjegojnë se nëse njeriu rrit dozat ditore të fibrës me 10 gramë, arrin të zvogëlojë depozitën dhjamore me të paktën 3.7 për qind në harkun kohor të 5 viteve.

Fibra gjendet me shumicë tek mollët, veçanërisht ato të kuqe, të cilat duhen konsumuar çdo ditë.

Kumbullat

Kumbullat janë fantastike për tretjen. Fruti dhe lëngu i tyre rekomandohen për stomakun por edhe për organizmin.

Shalqiri

Edhe Molla, fruta më e mirë për bark të sheshtë Lifestyle Molla, fruta më e mirë për bark të sheshtë

Shalqini, kur është në sezonin e tij në verë, është një nga frutat më të mira për rënien në peshë.

Ngrënia e shalqirit përmirëson profilin e lipideve në gjak dhe ngadalëson akumulimin e dhjamit./AgroWeb.org