Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Frutat, kritike për personat me diabet

Për diabetikët, portokalli i artë është një nga frutat më të përshtatshme për një kafshatë të ndërmjetme mes vakteve. Kjo frutë, ose siç e mban emrin botanik kumquat, vjen nga familja botanike e agrumeve Citrus Japonica.

Agrumi i shëndetshëm për diabetikët

Diabetikët duhet të tregojnë kujdes në mirëmbajtjen e imunitetit, oreksin dhe ngrënien e ushqimeve me nivel të ulët glikemie. Këto agrume janë të pasura me vitaminë C dhe, mbi të gjitha, kanë nivel të ulët glikemie. Këto agrume janë të pasura me vitaminë C dhe, mbi të gjitha, kanë nivel të ulët glikemie. Vitamina C është shumë e rëndësishme për optimizimin e përthithjes së kalciumit, që është jetësore për diabetikët.

Antioksidantët

Vitamina C, beta karoteni dhe polifenolët janë përbërës kryesorë të agrumeve, ku bën pjesë edhe portokalli i artë. Antioksidantët luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë stresin oksidues duke ulur kështu rrezikun e diabetit.

Edhe Mandarinat kumkat, fruta e artë për diabetikët Lifestyle Mandarinat kumkat, fruta e artë për diabetikët

Fibra

Si çdo agrum tjetër, edhe kumquats ka një pasuri të madhe të fibrës, veçanërisht të nektinës. Nektina gjendet në lëkurën e butë që rrethon tulin dhe kjo është arsyeja përse ky portokall rekomandohet të konsumohet me gjithë lëkurë.

Oreksi

Diabetikët kanë vështirësi në mbajtjen nën kontroll të oreksit. Nektina, të cilën e përmendëm më lart, ndihmon në mbajtjen nën fre të oreksit, sepse ajo do t’ju mbajë të ngopur më gjatë.

Edhe Disa nga frutat më të mira për diabetikët Lifestyle Disa nga frutat më të mira për diabetikët

Niveli i glikemisë

Konsumi i ushqimeve ose frutave me nivel të ulët glikemie është një nga regjimet më të rekomanduara ushqimore për diabetikët. Ndryshe nga ushqime të tjera, portokajtë e artë kanë jo vetëm nivel të ulët glikemie, por edhe janë super të shijshëm e të shëndetshëm. Këto agrume ulin kolesterinën e keqe, ndihmojnë në mirëmbajtjen e peshës, në mbajtjen nën kontroll të lipideve në gjak dhe të tensionit të gjakut. Në fund, por jo për nga rëndësia, portokajtë e artë janë fantastikë edhe për tretjen.