Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Frutat dhe perimet që luftojnë infeksionet

Foto: Ilustrim

Sipas studimeve të tjera të zhvilluara konsumimi i portokallit, kivit, brokolit, kërpudhave, boronicave, bajameve, arrave, fasuleve dhe shumë fruta–perimeve të tjera ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe stimulon sistemin imunitar.

Konsiderohen superushqime sepse me konsumimin e tyre trupi ynë furnizohet me vitamina dhe minerale të domosdoshme. Shumica prej tyre janë burimi i mirë i vitaminës C, tepër i domosdoshëm për shëndetin e syve dhe zemrës, po kështu edhe antioksidantëve-të cilët janë elemente kyçe të ushqyerjes dhe luftimit të inflamacioneve dhe infeksioneve të trupit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portokalle-kivi

Nëse doni portokallen, konsumoni gjithashtu edhe kivin. Ndonëse portokallet njihen për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, kivi është një frutë që përmban rreth 70 miligram të vitaminës C, gati më shumë se portokallet. Dhe me konsumimin e vetëm një kivi në ditë merrni sasinë e domosdoshme ditore të vitaminës C. Sikurse shpjegojnë mjekët vitamina C përmirëson shikimin, ul rrezikun për tumore dhe i bën shumë mirë zemrës. Nga ana tjetër, përmirëson shëndetin e lëkurës duke e rinuar dhe mbajtur larg rrudhat. Me konsumimin e kivit ju merrni rreth 20 për qind më shumë potasium sesa me konsumin e bananes. Madje kivi rezulton një ndër të paktat fruta që përmban edhe vitaminën E dhe antioksidantë.

Brokoli-kërpudha

Njihen vetitë e shumta ushqyese që përmbajnë brokoli, madje si perime është tej mase i konsumuar. Kjo pasi brokoli është burim i mirë i antioksidantëve. Por nëse te disa nuk është shumë e preferuar konsumimi i brokolit, alternativë janë kërpudhat. Kërkimet e fundit tregojnë se kërpudhat janë të pasura me substanca që ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Sipas një studimi të kryer nga kërkuesit e “Pennsylvania State University” është zbuluar se kërpudhat kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve e krahasueshme me sasinë e antioksidantëve të pranishëm në fasule, specat e kuq dhe karotat. Sipas dy studimeve të tjera të zhvilluara nga “Arizona State University” dhe “Penn State University” konsumimi i kërpudhave ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe stimulon sistemin imunitar.

Boronica-mjedra

Mjedrat janë si manaferrat dhe përmbajnë shumë ellagatininë, një substancë e njohur për aktivitetin e saj antiviral, antioksidant dhe mbrojtëse kundër tumoreve të caktuara të cilat përfshihen dhe ndihmon në procesin e tretjes së ushqimit. Ata janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës K, e cila ndihmon në luftimin e osteoporozës, duke zvogëluar rrezikun e frakturave. Gjithashtu një filxhan boronicë përmban 8 gram fibra, tashmë një sasi e mjaftueshme me konsumimin e së cilës ju ndihmon të merrni 30 gr e dozës së rekomanduar ditore.

Bajame-arra

Bajamet janë një superushqim që ndihmon në mbajtjen në nivele të ulëta kolesterolin e “keq”, shkaktari kryesor për sëmundjet kardiake. Nga ana tjetër, duhet të dini se arrat përmbajnë një lloj acidi i cili ka bazë bimore omega-3 yndyra të cilat jo vetëm që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, por ndihmojnë gjithashtu në funksionet e trurit, kujtesës dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Studimi i “Loma Linda University” ka evidentuar se omega-3 e pranishme në arra mund të ulin kolesterolin në mënyrë më efikase sesa omega -3 e pranishme në salmon.

Fasule zezë-kuqe

Substancat e pranishme te fasulet mbrojnë nga kanceri dhe patologjitë e koronares, mirëpo fasulet e kuqe kanë përmbajtje më të lartë të këtyre substancave. Përmbajnë gjithashtu tre herë më shumë në sasi antioksidantë sesa fasulet e zeza dhe renditen ndër 100 ushqimet më të shëndetshme në botë. Janë gjithashtu burim i mirë i hekurit dhe folateve, substanca ushqyese kyç për gratë në moshë riprodhuese. Dhe sikurse dihet fasulet kanë përmbajtje të lartë të fibrave, të cilat bëjnë shumë mirë për kontrollin e peshës dhe tretjes.

Spinaq-lëpjeta

Jeni lodhur me konsumimin e spinaqit? Provoni lëpjetat. Konsiderohet një ndër perimet më të mira për funksionimin e mirë të trurit. Një studim i “Tufts University” ka evidentuar se konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë të vitaminës B sikurse janë lëpjetat ndihmojnë shëndetin mendor. Lëpjetat janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës E dhe folateve; substanca ushqyese që mbrojnë trurin. Ky perim rezulton të jetë i pasur edhe me luteinë, karatoneidë, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e degjenerimit të aftësisë njohëse, e ardhur për shkak të moshës së vjetër.

Salmon-sardele

Sigurisht, dihet që salmoni është i pasur me omega-3 të cilat bëjnë mirë shëndetit të zemrës dhe trurit. Por sardelet të cilat rezultojnë të pasura me omega-3 janë një zgjedhje e mirë pasi përmbajnë më pak merkur. Sardelet janë një superushqim edhe sepse janë burim i vitaminës D, një substancë ushqyese kyç që shpesh nuk e marrim në sasinë e duhur. Mbani parasysh se vitamina D përmirëson humorin, redukton rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe tumoreve, gjithashtu mbron sistemin imunitar.

Domate-shalqi

Domatet janë të pasura me likopen, një pigment që mund të ndihmojë në reduktimin e sëmundjeve kardiake dhe kancerit të vezores dhe qafës së mitrës. Megjithëse aktualisht shalqini nuk është i sezonit, duhet të dini se një fetë shalqi përmban dy herë më shumë likopen (7,8 miligramë) në krahasim me një domate të freskët, nga ana tjetër përmban edhe vitaminën A dhe C.

Çokollatë e zezë-farat e kungullit

Nëse çokollata e zezë përmirëson humorin tuaj, por nguroni ta konsumoni shumë për shkak të yndyrave dhe kalorive që përmban, mund të provoni farat e kungullit. Janë njësoj si çokollata, konsiderohen një burim i mirë i triptofanit, e cila stimulon prodhimin e serotoninës, neurotransmetuesit të mirëqenies dhe lumturisë. Gjithashtu këto fara përmbajnë rreth 30 gramë, gati gjysma e sasisë së domosdoshme ditore për magnez, e cila i shërben sistemit imunitar për të forcuar densitetin kockor./mapo