Kur mendojmë për shkencëtarë të famshëm, shpesh na vijnë në mendje emra si Albert Einstein ose Thomas Edison. Megjithatë, është thelbësore të pranohen shkencëtaret e shumta me ndikim që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme, nga eksplorimi i hapësirës e deri te zbulimet mjekësore. Le të vëmë në pah disa gra të shquara në shkencë.
Sally Ride:
Sally Ride, një shkencëtare me ndikim, ju përkushtua fuqizimit të vajzave në mësimin e matematikës dhe shkencës. Si gruaja e parë amerikane që fluturoi në hapësirë, ajo jo vetëm që punoi për NASA-n, por gjithashtu kontribuoi ndjeshëm në fushën e shkencës hapësinore, duke krijuar programe për të frymëzuar mendjet e reja, veçanërisht vajzat.
Elizabeth Blackwell:
Elizabeth Blackwell hyri në histori si gruaja e parë në Shtetet e Bashkuara që mori diplomë mjekësore dhe e ushtroi profesionin e mjekut. Megjithëse iu desh të linte anash ëndrrën e saj për t'u bërë kirurge për shkak të humbjes së shikimit, ajo hapi një kolegj mjekësor për gratë, duke u fokusuar në aftësimin e vajzave për të ndjekur karrierën në mjekësi dhe për t'u kujdesur për njerëzit në nevojë.
Edhe
Gratë që shkruan historinë
Marie Curie:
Një pioniere në radioaktivitet, Marie Curie ishte gruaja e parë që mori çmim Nobel. Puna e saj jo vetëm që kontriboi në kuptimin e radioaktivitetit, por gjithashtu theksoi përfitimet e tij të mundshme, si përdorimi i tij në prodhimin e energjisë dhe imazheve mjekësore si rrezet X. Marie Curie mbetet një nga personat e paktë në histori që ka marrë dy çmime Nobel.
Barbara McClintock:
E vlerësuar me çmimin Nobel në mjekësi, hulumtimi i Barbara McClintock mbi "gjenet kërcyese" avancoi ndjeshëm të kuptuarit të ADN-së. Duke studiuar gjenet e bimëve, ajo zbuloi elemente që mund të lëviznin në gjenet fqinje, duke ndikuar në sjelljen e tyre. Kontributet e saj vazhdojnë të formësojnë fushën e gjenetikës.
Maria Beasley:
Një shpikëse që ndryshoi kursin e sigurisë detare, shpikja e gomones së shpëtimit të Maria Beasley revolucionarizoi përpjekjet e shpëtimit të anijeve. Përpara shpikjes së Maria Beasley, varkat e shpëtimit ishin krijuar nga druri dhe ishin joefikase në shpëtimin e njerëzve të bllokuar në det. Trapi i palosshëm i shpëtimit që ajo shpiku shënoi ndryshim transformues. Mundësia e gomonës që të paloset nënkupton që gomone të shumta mund të ruhen në anije të mëdha, duke rritur ndjeshëm kapacitetin për të shpëtuar më shumë individë në rast aksidentesh. Me kalimin e viteve, dizajni i saj ka shpëtuar mijëra jetë, përfshirë ato në bordin e anijes së famshme Titanic.
Hedy Lamarr:
Edhe
11 gra që “të parat” shënuan arritje në fushat e tyre
Ylli i njohur i filmit hollivudian, Hedy Lamarr, jo vetëm që la gjurmë në kinema, por gjithashtu shpiku një sistem sekret komunikimi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo shpikje hodhi themelet për teknologjitë moderne si Wi-Fi, Bluetooth, GPS dhe telefonat celularë.
Këto gjashtë gra të shquara përfaqësojnë një pjesë të shumë shkencëtareve femra që kanë transformuar botën.