Grave u është dashur gjithmonë të luftojnë për vendin e tyre mes burrave dhe këto beteja përkundër vështirësive janë ndërtuar mbi kurrizin e pararendëseve femra që thyen normat shoqërore dhe bënë lëvizje novatore në botën e akademisë, politikës, sportit dhe krijimtarisë.
Këto gra pioniere kanë hapur rrugën për vendin ku është shoqëria sot, por edhe tani arritjet e tyre janë minimizuar dhe fshehur. Këto janë disa nga gratë që kanë shënuar historinë.
11 gra që ishin të parat që shënuan arritje të mëdha në fushat e tyre:
Valentina Tereshkova: Gruaja e parë në hapësirë
Rusja Valentina Tereshkova, hyri në histori si gruaja e parë në hapësirë. Derisa ishte një punëtore e montimit të fabrikës, Tereshkova u rekrutua nga programi rus i kozmonautëve dhe vuri një shteg të rëndësishëm për gratë ndërsa u dërgua në hapësirë me “Vostok 6” më 16 qershor 1963.
Elena Lucrezia: Gruaja e parë që merr një diplomë universitare
Edhe
Pse është më mirë që Amerika të mos ndërmarrë gjë në Ballkan?
Filozofja veneciane me prejardhje fisnike, Elena Lucrezia, hyri në histori në vitin 1678 si gruaja e parë që mori një diplomë universitare. Nga themelimi i universiteteve në Evropën Perëndimore, gratë nuk ishin në gjendje të merrnin gradën e doktoratës, por Lucrezia hapi rrugën për arsimimin e grave kur mori doktoratën e filozofisë nga Universiteti i Bolonjës në Itali.
Gertrude Ederle: Gruaja e parë që me not kaloi Kanalin Anglez
Gertrude Ederle provoi se gratë janë të afta për arritje fizike mbresëlënëse kur u bë gruaja e parë që me not kaloi Kanalin Anglez në vitin 1926. Amerikania kishte notuar që në moshë të vogël dhe aftësitë e qëndrueshmëria e saj e ndihmuan atë ta kaloi Kanalin, në një kohë dy orë më të shkurtër sesa ishte rekordi i atëhershëm.
Junko Tabei: Gruaja e parë që ngjitet në majën e Everestit
Në një tjetër arritje të qëndrueshmërisë fizike, Junko Tabei bashkëudhëhoqi një grup grash për t'u ngjitur në malin Everest dhe u bë gruaja e parë ndonjëherë që vuri këmbën në majë. Junko vazhdoi të ngjitej në majat më të larta në çdo kontinent.
Marie Curie: Gruaja e parë që merr një çmim Nobel
Jo vetëm gruaja e parë që fitoi një çmim Nobel, por ende e vetmja grua që e ka fituar atë dy herë, Marie Curie ishte një pioniere novatore e grave në shkencë me kërkimet e saj mbi radioaktivitetin. Çmimi i saj i parë Nobel ishte një çmim i përbashkët me burrin e saj, por ajo përforcoi pretendimin e saj si një shkencëtare e shquar me një çmim të dytë në vitin 1911 për kimi.
Helen Hayes: Gruaja e parë që fiton "EGOT"
Pas një karriere të shkëlqyer në teatër, film dhe televizion, Helen Hayes bëri arritjen novatore për t'u bërë gruaja e parë dhe një nga vetëm 16 aktorët në histori, që arritën statusin "EGOT" – duke fituar një Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony Award. E larmishme dhe e talentuar, ajo mbetet një figurë legjendare në artet e skenës.
Edhe
Mbretëresha Elizabeth II e përdorte qantën edhe si mjet komunikimi me stafin e saj
Edith Wharton: Gruaja e parë që merr çmimin Pulitzer
Një tjetër grua fituese e çmimit, Edith Wharton u bë gruaja e parë që fitoi çmimin Pulitzer për librin e saj mahnitës “Epoka e pafajësisë”, në vitin 1921. Kjo kritikë e shoqërisë së klasës së lartë çimentoi emrin e saj si një nga gratë më të shquara në letërsi.
Sarann Knight-Preddy: Gruaja e parë dhe e vetme me ngjyrë që merr licencë për menaxhim kazinosh
Pioniere dhe sipërmarrëse e mprehtë, Sarann Knight-Preddy është gruaja e parë dhe e vetme me ngjyrë që merr një licencë lojërash në Nevada. Pas shumë vjetësh punë në Las Vegas, Sarann bëri hapin për të hapur barin dhe kazinonë e saj. Arritja e saj hapi rrugën si për gratë, ashtu edhe për njerëzit me ngjyrë në industrinë aktuale të kazinove.
Kathrine Switzer: Gruaja e parë që drejton Maratonën e Bostonit
Në vitin 1967, Kathrine Switzer u bë lajm si gruaja e parë që përfundoi Maratonën e Bostonit. Kundër vullnetit të zyrtarëve që u përpoqën ta hiqnin atë nga gara, Switzer sfidoi stereotipat gjinorë që kishin vazhduar pavarësisht nga të gjitha të bëmat e tjera novatore të grave deri atëherë dhe vazhdoi të dëshmonte aftësinë e grave në mbarë botën.
Oprah Winfrey: Miliarderja e parë femër me ngjyrë
Në vitin e saj të parë, shfaqja me ndikim "The Oprah Winfrey Show" mblodhi 125 milionë dollarë dhe Oprah mori pjesën e saj prej 30 milionë dollarësh. Ajo me aftësi të mprehta sipërmarrëse e rriti pasurinë e saj një miliard deri në vitin 2003. Winfrey është gjithashtu një filantropiste dhe ende frymëzon gratë në mbarë botën.
Amelia Earhart: Gruaja e parë që fluturon me aeroplan përtej Atlantikut
Edhe
Letërsia na bën të lirë, devijimet e përditshme nga standardi janë art
Karriera aeronautike e Amelia Earhart mori fund kur ajo u zhduk në mënyrë misterioze ndërsa përpiqej të rrethonte globin në vitin 1937. Megjithatë, puna e saj nuk shkoi dëm pasi arritja e saj u njoh nga historia. Earhart ishte gruaja e parë që fluturoi e vetme përtej Oqeanit Atlantik në vitin 1932.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi