Prindërit duhet t’i lënë tabletët dhe të fillojnë t’u lexojnë fëmijëve të tyre nëse duan të jenë të suksesshëm në botën e teknologjisë dhe shkencës. Leximi i librave fëmijëve e ka një ndikim shumë më të mirë në të mësuarit e tyre se sa loja me tabletë, thotë dr. Shane Bergin, fizikan, ligjërues dhe studiues në departamentin e shkencës në kolegjin universitar Dublin (UCD), transmeton koha.net.
Ai tha se shumë prindër e bëjnë gabimin e supozimit se fëmija i tyre ka mësuar vetëm për shkak se e ka një tablet ose për shkak se ka përdorur aplikacione të ndryshme, ndërsa fëmijët sot po rriten në një mjedis në të cilin anëtarët më të moshuar të familjes "janë zakonisht të çmendur pas teknologjisë".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se pikërisht prindërit janë ata të cilët e luajnë një rol kyç në zhvillimin e aftësive të mësimit tek fëmijët, ndërsa e gjitha bazohet në interaksion dhe bisedë. Fëmijët e kopjojnë atë që e shohin se po e bëjmë ne, dhe në shumicën e rasteve kjo është shikimi në tablet ose telefon, madje edhe kur ekzistojnë gjëra të tjera të cilat ndodhin në të njëjtën hapësirë, transmeton koha.net.
"Është normale që fëmijët do të duan ta bëjnë të njëjtën gjë si ne. Megjithatë, ne duhet ta kultivojmë një përvojë të ndryshme të të mësuarit, dhe kjo është leximi i cili është një mënyrë fantastike për të mësuarit e fëmijëve. Në këtë mënyrë ju do t’u afroheni fëmijëve, ndërsa ata do të kalojnë shumë më mirë dhe do të zbaviten më shumë në shoqërinë tuaj", tha dr. Bergin.
Ai foli për prezantimin e shkencës nëpër pesë libra të larmishëm në bashkëpunim me UCD-në dhe Fondacionin për Shkencë në Irlandë dhe për mënyrën e stimulimit të fëmijëve kur bëhet fjalë për shkencën.
"Ne kemi nevojë për më shumë banorë shkencërisht të shkolluar - njerëz të cilët flasin për shkencën dhe kontribuojnë në bisedë, të cilët i lidhin profesionet e ndryshme - menaxherë, mësues, politikanë dhe prindër. Rruga deri tek kjo është edukimi dhe kjo duhet të jetë më e qartë dhe më e gjerë se shkolla," tha ai dhe shtoi se nevojitet shumë më shumë vëmendje nëse fëmijës ia jepni tabletin, dhe jo librin.
"Kur fëmijës ia jepni librin, mund të jeni të sigurt për përmbajtjen e informatave që gjenden në të, për shkak se dikush i ka kontrolluar paraprakisht faktet. Kur prindi ia jep fëmijës një libër për ta lexuar, shkëmbimi i informacionit është shumë më i ngadalshëm se sa shfletimi i shpejtë i faqeve në tablet dhe si rezultat, mësimi zhvillohet në mënyrë të duhur", konkludon dr. Bergin.