Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Faktorët që ndikojnë në rritjen dhe lulëzimin e bimëve

Rritja e bimëve të shkëlqyera mund të jetë mjaft e vështirë, për shkak se ekzistojnë 6 faktorë që ndikojnë në rritjen dhe lulëzimin e prodhimit tuaj: ushqimi, furnizimi me ujë, intensiteti i dritës, oksigjeni dhe CO2.

Vazhdoni të lexoni hollësitë për rritjen e tyre.

Shpjegimi i rritjes

Të fillojmë me njohjen e përkufizimit të “rritjes”. Me rritjen e bimës, ajo rritet në përmasa për shkak të zhvillimit të qelizave të reja dhe zgjerimit të qelizave ekzistuese. Bimët rriten kur fotosinteza e tyre është më e madhe se frymëmarrja.

Fotosinteza është procesi i klorofilit të bimës, ku ajo përdor energjinë e dritës për të konvertuar dyoksidin e karbonit në karbohidrate. Më pas, bima e djeg këtë sheqer kur merr frymë. Energjia që çlirohet bën të mundur rritjen e bimës.

Edhe Tri gjëra që duhet t’u kushtoni vëmendje ndërsa plakeni Lifestyle Tri gjëra që duhet t’u kushtoni vëmendje ndërsa plakeni

Faktorët e rritjes

Rritja optimale kërkon rritjen proporcionale të 6 faktorëve të përmendur më lart. Nëse një prej këtyre faktorëve nuk është optimal, atëherë mund të pengohet rritja e bimës.

Furnizimi me ujë: marrja e ujit është jetike për të siguruar rritje maksimale. Në fund të fundit, bima i përthith ushqyesit nëpërmjet rrënjës, në formë lagështie. Sa më shumë rrënjë të jenë, aq më e lartë është marrja e ushqyesve.

Si rrjedhojë, sigurohuni që t’i mbani nivelet e pH të qëndrueshme për të parandaluar dëmtimin e rrënjëve. Nëse bima e ul kokën, kjo mund të jetë për shkak të problemeve me furnizimin me ujë.

Ushqimi: pjesa më e madhe e blloqeve ndërtuese të bimës është e pranishme në atmosferë. Fertilizimi ndikon te rritja vetëm me rreth 6 për qind. Si rrjedhojë, mos përdorni më shumë fertilizues sesa duhet, sepse kjo mund të kufizojë rritjen.

Intensiteti i dritës: bimët rriten nëpërmjet djegies së glukozës. Ky sheqer është produkti i energjisë së dritës (procesi i fotosintezës). Si rrjedhojë, bima ka nevojë për dritë të mjaftueshme. Nga mungesa e dritës kufizohet veçanërisht rritja e rrënjëve, duke penguar marrjen e ushqyesit të bimës.

Oksigjeni dhe CO2: bimët kanë nevojë për oksigjen për të marrë frymë. Mbushja e tepërt me ujë do ta nxjerrë oksigjenin nga toka, duke sjellë kalbjen e rrënjëve. Përveç kësaj, bima ka nevojë për CO2 për të prodhuar glukozë dhe në atmosferë ka plot.

Edhe Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave Lifestyle Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave

Temperatura: sigurohuni që temperatura e dheut të jetë rreth 20°C. Temperaturat ndikojnë shumë në shkallën e rritjes. Temperatura shumë e lartë (mbi 30°C) do ta bëjë fotosintezën të ulet. Kur është shumë e ulët, rritja, formimi i frutave dhe lulëzimi do të ngadalësohet.

Lagështia e ajrit: kur lagështia është shumë e ulët ose shumë e lartë, ajo mund të pengojë rritjen e bimës. Nëse është shumë e lartë, ajo do të kufizojë aftësinë e bimës për të avulluar ujin nga gjethet, duke sjellë përthithje më të ulët të ujit dhe lëndëve ushqyese nga rrënjët. Ajo do të rrisë mundësinë e zaptimit të bimës nga kërpudhat. Kur lagështia është shumë e ulët, bima mund të fillojë të tregojë shenja djegieje, duke sjellë humbjen e klorofilit./ AgroWeb