Lifestyle

Ende nuk dihet pse noti rrit apetitin

Njerëzit shpesh janë të besimit se ushtrimet i bëjnë më të uritur.

Por për një person të zakonshëm, është dëshmuar se ushtrimet e ulin apetitin dhe nuk çojnë deri te shtimi i të ushqyerit në të njëjtën ditë.

Por përgjatë 15 viteve të hulumtimit të ushtrimeve dhe efektit që kanë në apetit, një pyetje e posaçme që ka dalë në pah është: pse noti na bën më të uritur? Deri sot, kjo pyetje nuk është testuar në ndonjë studim rigoroz. Mirëpo kur janë krahasuar efektet e çiklizmit apo vrapimit dhe notit, është dëshmuar se noti rrit apetitin edhe tek meshkujt edhe tek femrat, shkruan The Independent.

Ekipi i Loughborough University ka rekrutuar 32 të rritur të shëndetshëm nën moshën 40-vjeçe të cilët notuan dhe vozitën biçikletën në nivel rekreativ.

Pas studimeve të efekteve që kishin noti dhe çiklizmi, u dëshmua se pjesëmarrësit u ndien më të uritur pas notit, edhe pse harxhuan energji të njëjtë edhe kur vozitën biçikletën, transmeton KOHA.

Arsyeja pse noti stimulon apetitit ende nuk është e qartë, një arsye e mundshme është lidhja në mes temperaturës, apo humbjes së ngrohtësisë së trupit dhe pastaj konsumimit të së ushqimit. Në temperatura më të ulëta, nevoja për ushqim rritet si mekanizëm i trupit për të mbledhur ngrohtësi nëpërmes ushqimit. Ndoshta noti në ujë të ftohtë ka zvogëluar ngrohtësinë e trupit me këtë duke e rritur nevojën për ushqim. Por duhen bërë studime të mëtutjeshme të notit për të konfirmuar këtë teori.

Ekziston edhe mundësia e ndryshimeve të sinjaleve të trurit dhe neurotransmetuesve. Ekzistojnë pjesë të posaçme të trurit të lidhura me apetit dhe shpërblim, andaj edhe të ushqyerit për të ndier kënaqësi gjithashtu mund të ndikojnë në apetit.

Sidoqoftë studimet kanë treguar se noti mund të mos jetë aq efektiv për menaxhimin e peshës si ushtrimet tjera. Por kjo nuk do të thotë se njerëzit duhen ndalur notin nëse dëshirojnë të humbin peshë. Gjithmonë është e rëndësishme te jemi fizikisht aktivë, posaçërisht me aktivitete të cilat na pëlqejnë dhe i bëjmë në mënyre të rregullt. Por notuesit duhet të jenë të vetëdijshëm që noti i bën të hanë më shumë dhe duhet të rezistojnë joshjen që të ushqehen me ushqime të jo shëndetshme, dhe të hanë porcione më të vogla pas notit.

Noti, si pjesë e aktivitetit fizik, është vital për një jetë të shëndetshme për shkak shume të mirave që ka, ngase përmirëson shtypjen e gjakut, kolesterolin dhe glukozën.