Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ekspertët thonë se është e shëndetshme “të luftosh” me njerëzit që i do

Njerëzit përfitojnë më shumë nga të qenit të drejtpërdrejtë në një lidhje, ka thënë Jim McNulty, profesor në departamentin e Psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Floridës, i cili ka studiuar të posamartuarit dhe marrëdhëniet e ngushta me kalimin e kohës.

Sipas tij, të flasësh me nënkuptime dhe të jesh sarkastik në lidhje nuk funksionon, shkruan CNN-i të martën.

"Kur njerëzit kanë perspektiva të ndryshme - dhe ne të gjithë kemi, është e rëndësishme t'i shprehim ato. Por ata duhet ta bëjnë këtë në një mënyrë të qartë që të jetë sa më konstruktive”, ka thënë McNulty.

Ai ka thënë se “të luftosh” në lidhje është e shëndetshme, derisa ka shtuar se është gabim të krenohesh së nuk hyn në beteja me partnerin.

"Kur njerëzit shmangin 'luftimin', ata shmangin të folurin. Unë vazhdimisht i them partneres time: Nëse diçka ju shqetëson, më mirë ta di se sa të mos e di, që ndoshta të bëj diçka për këtë. Nëse nuk e di, nuk mund të bëj asgjë”, është shprehur profesori McNulty.

Edhe Pesë zakone që sjellin lumturi të qëndrueshme në jetë Lifestyle Pesë zakone që sjellin lumturi të qëndrueshme në jetë

Një studim i publikuar në vitin 2008, në të cilin janë përfshirë 200 çifte për 17 vjet me radhë, ka gjetur se çiftet që i kanë ndrydhur shqetësimet e tyre në martesë, kanë qenë më të predispozuar që të vdesin më herët sesa ata që i kanë shprehur.

“Evitimi i konfliktit nuk funksionin”, ka thënë Caitlin Cantor, terapiste e certifikuar e çifteve në Filadelfi.

Ndërkohë, McNulty ka shtuar se shumica e njerëzve e ndjejnë se “nuk mund të vazhdojnë më kështu” pas fjalosjeve në çift.

“Në këto momente është e vështirë të kafshohet gjuha ose të mendohet se çka do të thuash përpara se ta thuash. Në shumicën e kohëve, njerëzit pendohen më vonë se çka kanë thënë, prandaj në situatat e radhës mundohen t’i evitojnë shprehjet dhe më pas edhe përjetime e ngjashme”, ka thënë McNulty.

Edhe Para se t'i ndërprisni marrëdhëniet me një familjar, bëjini vetes këto 9 pyetje Lifestyle Para se t'i ndërprisni marrëdhëniet me një familjar, bëjini vetes këto 9 pyetje

Ai është shprehur se sa më shpejt që i shpreh pakënaqësitë dhe i diskuton ato, më shpejt lirohesh prej stresit.

McNulty thekson se njerëzit nuk duhet t’i lënë gjërat të vijnë deri në atë pikë që më pas të eksplodojnë.