Shkencëtarët kanë konstatuar se nëse ecni zbathur kjo e ka një ndikim shumë të mirë në shëndetin e tërë organizmit. Do t’i lehtësoni dhimbjet, do ta zvogëloni inflamacionin kronik dhe do ta përmirësoni cilësinë e gjumit. Këto gjëra mund t’ju duken të pabesueshme, por studimet kanë treguar se përmes ecjes këmbëzbathur lidhemi me tokën me ç’rast lirohen elektronet negative nga trupi dhe kjo sjell përfitime të shkëlqyeshme për shëndetin, transmeton koha.net.
Ecja këmbëzbathur e përmirëson disponimin
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoA keni vënë re ndonjëherë se pas një dite të kaluar pa këpucë ndjeheni më mirë? Shkencëtarët kanë konstatuar se ecja këmbëzbathur mund ta përmirësojë disponimin, t’i lehtësojë simptomat e depresionit, anksiozës dhe stresit.
Ecja këmbëzbathur e inkurajon dobësimin
Kur jemi nën stres, jemi më të prirur ndaj ushqimeve të pashëndetshme dhe ngrënies së tepërt. Duke ecur këmbëzbathur mund t’i zvogëlojmë nivelet e hormoneve të stresit dhe kështu ta parandalojmë dëshirën për ushqime të pashëndetshme. Ecja e tillë e përmirëson cilësinë e gjumit, dhe të gjithë e dimë se gjumi cilësor është i rëndësishëm për rregullimin e oreksit dhe parandalimin e dëshirës për mes-shujta.
Duke ecur këmbëzbathur e reduktoni nivelin e radikaleve të lira dhe inflamacionit kronik
Trupi prodhon radikale të lira për shkak të një vargu të faktorëve të ndryshëm. Këta mund të jenë pirja e duhanit, përdorimi i tepruar i pajisjeve elektronike dhe ekspozimi ndaj komponimeve të dëmshme kimike. Radikaleve të lira nuk mund t’u shmangemi, por ka mënyra me të cilat mund ta reduktojmë nivelin e tyre.
Studimet kanë treguar se antioksidantët e neutralizojnë dhe e zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira. Ecja këmbëzbathur ka efekt antioksidues, e redukton nivelin e radikaleve të lira dhe e redukton inflamacionin kronik në trup.
Ecja këmbëzbathur e përmirëson cilësinë e gjumit
Nëse herë pas here keni probleme me gjumin, vuani nga pagjumësia e herëpashershme apo zgjoheni shpesh gjatë natës, ekspertët rekomandojnë që të filloni të ecni zbathur sa më shpesh të jetë e mundur. Një studim, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën The Journal of Alternative and Complementary Medicine, ka zbuluar se ecja këmbëzbathur i redukton nivelet e hormoneve të stresit dhe e përmirëson cilësinë e gjumit.
Ecja këmbëzbathur e përshpejton ripërtëritjen e indeve dhe shërimin e plagëve
Studimet kanë treguar se ecja këmbëzbathur ka efekte shëruese. Nëse doni ta stimuloni riparimin e indeve, ushtroni, meditoni apo bëni joga këmbëzbathur jashtë. Kjo është një mënyrë e përballueshme dhe e lehtë për ta nxitur shërimin e plagëve dhe ripërtëritjen e indeve.
Ecja këmbëzbathur e mbron shëndetin e zemrës
Një studim ka treguar që ecja këmbëzbathur mund ta zvogëlojë rrezikun prej sëmundjeve kardiovaskulare. Ajo është treguar veçanërisht efektive tek parandalimi i mpiksjes së gjakut dhe përmirësimit të qarkullimit të gjakut.
Ecja këmbëzbathur i lehtëson simptomat e PMS-së
Ju mund t’i lehtësoni simptomat e zakonshme të sindromës premenstruale, si nervozizmi, lodhja kronike, dhimbja e kokës dhe depresioni. Nivelet e ngritura të hormoneve të stresit në trup mund t’i përkeqësojnë simptomat e PMS-së, ndërsa ecja këmbëzbathur në mënyrë dramatike e zvogëlon nivelin e hormoneve të stresit në trup.
Mundohuni çdo ditë të ecni këmbëzbathur në sipërfaqe natyrore, si rërë, zhavorr, bar, beton ose gurë. Shmangni sipërfaqet prej druri dhe qilimat, sepse këto sipërfaqe nuk do ta kenë një efekt po aq të mirë.