Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Dy hapa të thjeshtë për t’i dhënë shtytje sistemit imunitar gjatë dimrit

Gjatë dimrit kur bakteret e viruset godasin më fortë, sistemi i juaj imunitar përballet me test të vërtetë.

Imunologia, Jenna Macciochi, ka sugjeruar dy mënyrat më të mira për të ndërtuar mbrojtjen tënde në mënyrë të natyrshme, shkruan “The Sun”.

“Lëvizja dhe shtimi i më tepër Vitamin D në dietën tënde, janë dy mënyra kyçe për t’i dhënë shtytje sistemit imunitar. Janë dy mënyrat më të lehta e më të qasshme për të promovuar këtë aspekt të shëndetit tënd”, ka thënë Macciochi.

Shumë persona nëpër botë janë duke u interesuar më tepër për sistemin e tyre imunitar, që kur ka nisur pandemia.

Shumica e personave nuk mund të besojnë se sa metoda të lehta janë ato për të rritur imunitetin.

“Unë besoj se vetëm ndryshimi i vogël i rutinave ditore, të ndihmon në