Droga të shkatërron dhe 35-vjeçarja Sarah Ali është dëshmia e gjallë e këtij fakti. Sarah, vuan dënimin me burg në Middlesbrough të Britanisë së Madhe, pasi grabiti shtëpinë e një çifti të moshuar. Sarah, është rritur në një jetimore, por në moshën 12-vjeçare u kap pas një jete të lidhur me drogë e krime, bëjnë të ditur mediat britanike.
Në moshën 25-vjeçare ajo u arrestua për shitje të lëndëve narkotik dhe u dënua me gjashtë vite burg. Por 16 muaj pasi doli nga burgu, ajo u arrestua sërish, sepse grabiti shtëpinë e një çifti të moshuar, me bashkëpunëtoren e saj Clarie Bell.
Tashmë gjykata në Middlesbrough ka vendosur që ajo të dënohet me dy vite e pesë muaj burg. Por ajo që vihet re tek Sarah, është sesi konsumimi i lëndëve narkotike, ka pasur një efekt të dëmshëm tek ajo, duke e shndërruar në një grua shumë më të madhe se mosha e saj reale.
-
Gjykata gjermane dënon me burgim burrin që drogoi, dhunoi dhe filmoi gruan e tij
-
Tregtari shqiptar i drogës i shpëtoi deportimit nga Britania pasi “do t’i shkatërrohej martesa”
-
43-vjeçari rrëfen për sfidat e abuzimit me substanca narkotike
-
Burgim të përjetshëm për afrikanen që trafikoi vajzën e saj 6-vjeçare
-
Pink tregon për problemet që kishte me drogën