Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Doktori operon fëmijën brenda barkut të nënës

Një mjek në Egjipt ka filmuar një ndërhyrje kirurgjikale brenda mitrës së nënës.

Operacioni është kryer për të rregulluar pozicionin e trurit të fëmijës. Pamjet interesante tregojnë se si ndërhyrja kirurgjikale është kryer në embrion ndërkohë që ndodhej ende në mitër, transmeton tch.

Video tregon se si Dr. Wael El Banna tërheq mitrën nga barku i nënës, duke kryer operacionin e ndërlikuar me foshnjën brenda.

Mjeku El Banna, nga Egjipti, deklaroi se ishte operacioni i parë i tillë që ai kishte kryer dhe se nëna dhe fëmija ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Këtu mund të shihni videon e publikuar nga “DailyMail”.