Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Dobitë e frutit të dardhës për shëndetin

Fruti i dardhës jo vetëm që ofron shije shumë të ëmbël , por ju ndihmon të keni një trup të shëndetshëm dhe të luftoni disa sëmundje.

Studime të ndryshme, siç transmeton Shqiptarja, kanë evidentuar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin të jetë i shëndetshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më poshtë po ju listojmë disa veti të dardhës që nuk i keni ditur.

Dardha ul kolesterolin në gjak.

Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me antioksidantë.

Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut.

Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve.

Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.

Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë.

Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.

Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.

Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës.