Në Ditën Botërore të Diabetit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka bërë thirrje që të mësohet rreziku nga kjo sëmundje.
Në një postim në Facebook të IKSHPK-së thuhet se diabeti është sëmundje kronike metabolike që karakterizohet me nivele të larta të glukozës në gjak (sheqerit në gjak), e cila me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave dhe nervave.
Sipas IKSHPK-së më i zakonshmi është diabeti i tipit 2, zakonisht tek të rriturit, i cili shfaqet kur trupi bëhet rezistent ndaj insulinës ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë.
Tutje thuhet se në tri dekadat e fundit prevalenca e diabetit të tipit 2 është rritur në mënyrë dramatike në të gjitha vendet pa dallim nga niveli i të ardhurave.
“Më shumë se 500 milionë njerëz aktualisht jetojnë me diabet në të gjithë botën. Qasja në insulinë dhe kujdesin për diabetin mbetet sfidë për shumë njerëz”, thuhet në postim.
Edhe
Mbi 800 milionë diabetikë në mbarë botën, mbipesha e ushqimi ndër shakatarët kryesorë
Mbikëqyrja e sheqerit në gjak thuhet se është një komponent themelor i kujdesit për diabetin.
Në këtë postim janë paraqitur edhe disa nga simptomat e kësaj sëmundjeje.
