Lifestyle

Disenjatori Festim Isufi sjell koleksionin e ri

Dizajnimi i veshjeve është kombinim i mendimeve, ideve dhe nxjerrjes në pah të diçkaje që do të tërheqë vëmendje.

Disenjatorët e modës japin kontribut të madh në zhvillimin e kësaj fushe, e cila tashmë është një industri e veçantë që është e shtrirë në mbarë botën, transmeton emisioni Express në KTV.

Ai ka plot 10 vjet që merret me krijimin e veshjeve deri në perfeksion, të cilat njëkohësisht edhe i dizajnon.

Festim Isufi nga Gjilani shkollimin e ulët dhe të mesëm e përfundoi në drejtimin Teknologji e tekstilit në vendlindjen e tij, më pas karrierën vendosi që ta vazhdonte në Prishtinë ku edhe studioi për dizajn mode.

Bashkëpunimi i tij me Valdrin Sahitin për një periudhë të gjatë kohore, nuk mund të kalojë pa u vërejtur dhe Festimi për këtë eksperiencë, ka diçka për të thënë.

Kuptimi i psikologjisë së klientëve është pjesë e rëndësishme e punës së një disenjatori.

Për të gjithë ato femra, të cilat e konsiderojnë martesën ditën më të bukur në jetën e tyre, Isufi me koleksionin e tij ka bërë një zgjidhje.

Si shumë histori stilistësh, gjithmonë ka një ngacmim të jashtëm që ta zgjon dëshirën dhe pasionin për të krijuar diçka tënden, në mënyrë që të jesh unik në atë çfarë bën.

Disenjatori, po ashtu, tregoi për koleksionin që e ka përgatitur për festat e fundvitit.

Ai me plot mburrje bëri të ditur për emisionin Express, se ka arritur që të bashkëpunojë me kopertinën e një reviste më të madhe në botë.

Festim Isufi ka një kohë të gjatë që bashkëpunon me fytyra të njohura publike si: Genta Ismajli, Eli Fara, Eni Koçi e shumë të tjera, të cilat janë ndara të kënaqura nga fustanet e tij të thjeshta dhe unike.

Ndërsa, sa i përket planeve për të ardhmen, Isufi, thotë se është në përgatitje e sipër edhe të koleksioneve të tjera, të cilat do të finalizohen shumë shpejt.