Ndërsa përkujdesja për trupin mund t’ju ndihmojë të rriteni, gjatësia e juaj kryesisht është e përcaktuar nga gjenet.
Mirëpo, mënyra e të ushqyerit dhe stili i shëndetshëm i jetës ju ndihmojnë po ashtu të rriteni. Po ashtu ju mund të shtoni 1 deri 5 centimetra, duke bërë zgjatje të shtyllës kurrizore në baza ditore, raporton “WikiHow”.
Dieta me proteina të shëndetshëm ju ndihmon të rriteni. Tentoni të hani ushqime sa më të shëndetshme, e të ikni nga ushqimet e shpejta. Hani po ashtu vezë më shpesh, nëse nuk jeni alergjik dhe po ashtu konsumoni produkte të bulmetit.
Po ashtu merrni vitamina shtesë nëse mjeku ju thotë se mund të merrni.
Një mënyrë tjetër e mirë për të rritur gjatësinë është të jeni aktiv fizikisht. Bëni ecje dhe po ashtu qëndroni në këmbë. Luani edhe sporte. Po ashtu flini sa më mirë, që trupi i juaj të rigjenerohet.
Edhe
Gabimi i vogël para gjumit që mund t’ju bëjë të shtoni peshë
Për fëmijët e moshave 3-5 vjet rekomandohen së paku 11 orë gjumë. Për fëmijët e moshave 6-7 vjet deri 10 orë gjumë. Ndërsa adoloshentët deri 9 orë. Të rriturit deri në tetë orë gjumë brenda një dite.
Po ashtu rekomandohet të trajtoni sëmundjet sa herë që ndiheni sëmurë, pasi edhe ato pengojnë në rritje.
Vizitoni mjekun nëse e shihni se gjatësia e juaj është poshtë mesatares së moshatarëve.
Një mënyrë tjetër për të fituar në gjatësi është zgjatja.
Shtrihuni në dysheme. Ngritni duart mbi kokë dhe zgjatini sa më shumë që mundeni. Zgjatini edhe këmbët. Qëndroni në atë pozitë për 10 sekonda, më pas pushoni.
Edhe
Si ndryshon gjatësia e trupit me moshë dhe si parandalohet
Kjo do të ndihmojë në zgjatje të shtyllës kurrizore. Derisa kjo nuk bën që të rriten eshtrat, mund të ndihmojë në zgjatje deri 7 centimetra, me çlirimin e shtyllës kurrizore. Përsërisni këtë stërvitje në baza ditore për të mbajtur këto rezultate.
Një ushtrim tjetër është shtrirja në bark dhe zgjatja e duarve e këmbëve sa më tepër që mundeni. Vazhdoni ta bëni këtë në baza ditore. Qëndroni në atë pozitë për 10 sekonda.