Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Disa këshilla për parandalimin e ftohjes

gripi sezonal

Ftohja është infeksioni më i zakonshëm viral në botë dhe është shkaku kryesor i vizitave te mjeku.

Edhe pse është e pamundur të parandaloni plotësisht përhapjen e ftohjes, akoma ka hapa parandalues që mund të ndërmerrni për të zvogëluar rrezikun e infektimit.

Lani duart shpesh - Shmangni prekjen e fytyrës, veçanërisht zonën e hundës, gojës dhe syve;

Lini cigaren - Pastroni dhe ventiloni dhomat ku jetoni rregullisht;

Nëse fëmija juaj ftohet, lani edhe lodrat e tij/saj;

Përdorni peshqir letre në kuzhinë dhe banjë për të tharë duart pas larjes;

Hani shëndetshëm;

Pini shumë lëngje;

Ushtroni;

Kontrolloni stresin tuaj sa më shumë që të jetë e mundur, etj.

Për shkak se gripi dhe i ftohti janë me origjinë virale, trajtimi ka për qëllim kryesisht zbutjen e problemeve që i shoqërojnë.

Pacientët këshillohen të marrin shumë lëngje, fruta dhe Vitaminë C në pushim, si dhe ilaçe për të lehtësuar simptomat që shoqërojnë ftohjen dhe gripin. Është e rëndësishme që të lexoni broshurën e paketave dhe të konsultoheni me mjekun dhe farmacistin tuaj para se të përdorni këtë ilaç për herë të parë, sepse kur zgjedhim këtë grup ilaçesh, duhet të marrim parasysh përbërjen e tij dhe gjendjen tonë shëndetësore.

Kujdes të veçantë duhet të bëjnë personat që vuajnë nga një sëmundje kronike siç janë presioni i lartë i gjakut, sëmundja e zemrës, diabeti, glaukoma, sëmundja e tiroides dhe më shumë./kosovapress/

Artikuj të ngjashëm