Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ekspertët rrëzojnë mitin se moti i ftohtë të sëmurë drejtpërdrejt

Ftohja dhe gripi

Ftohja dhe gripi

Moti i ftohtë nuk i shkakton drejtpërdrejt sëmundjet si ftohja apo gripi, të cilat shkaktohen nga viruset.

Megjithatë, ekspertët shpjegojnë se temperaturat e ulëta ndikojnë në disa faktorë biologjikë, mjedisorë dhe shoqërorë që e rrisin rrezikun për infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, ka raportuar The Independent.

Sipas autores së këtij teksti, Manal Muhammed, e cila është ligjëruese për mikrobiologji mjekësore në Universitetin e Wesminsterit, viruset e kanaleve të frymëmarrjes, të njohura si respiratore, përfshirë gripin, mbijetojnë më gjatë dhe mbeten më ngjitëse në kushte të ftohta dhe të thata.

“Ajri i thatë bën që pikat e vogla që mbajnë virusin të qëndrojnë më gjatë në ajër, duke e lehtësuar përhapjen e infeksionit”, ka thënë ajo.

Frymëmarrja e ajrit të ftohtë mund të dobësojë mbrojtjen natyrore të trupit në hundë dhe rrugët e frymëmarrjes.

Edhe Shenjat e hershme e më të zakonshme të gripit Lifestyle Shenjat e hershme e më të zakonshme të gripit

Sipas Muhammed, i ftohti ul qarkullimin e gjakut në këto zona dhe dëmton funksionimin e mukozës, e cila zakonisht ndihmon në kapjen dhe largimin e viruseve.

Si pasojë, viruset e kanë më të lehtë të vendosen dhe të shkaktojnë infeksion.

Ndryshimet sezonale në sjelljen e njerëzve luajnë gjithashtu rol të rëndësishëm.

Gjatë dimrit, njerëzit kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura, shpesh me ajrosje të dobët, çka favorizon përhapjen e viruseve.

Po ashtu, mungesa e dritës së diellit gjatë muajve të ftohtë mund të çojë në ulje të nivelit të vitaminës D, e cila lidhet me funksionimin normal të sistemit imunitar.

Edhe Është ftohje, grip apo Covid? Si t’i shmangim format më të rënda Lifestyle Është ftohje, grip apo Covid? Si t’i shmangim format më të rënda

Muhammed ka theksuar se moti i ftohtë duhet parë si “faktor që rrit rrezikun”, dhe jo si shkak i drejtpërdrejtë i sëmundjes.

Sipas saj, kuptimi i kësaj ndihmon në parandalim më të mirë, përmes masave si ajrosja e mirë e ambienteve të brendshme, ruajtja e lagështisë së ajrit dhe kujdesi për shëndetin e përgjithshëm.