Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Dieta mesdhetare, më e mira në botë për të shtatin vit me radhë

Dieta mesdhetare është cilësuar si më e mira në botë për të shtatin vit me radhë bazuar në kriteret e vlerësimit nga revista amerikane “News & World Report”.

Ky regjim ushqimor bazohet në tre faktorë që është shija më e mirë, më e shëndetshme, por edhe më e vlefshmja për planetin.

Sipas revistës studimet e mëparshme tregojnë se dieta mesdhetare mund të ndihmojë në ngadalësimin e rënies njohëse të lidhur me moshën, të ndihmojë në rritjen e mundësive për fertilizimin e suksesshëm in vitro (IVF) dhe të përmirësojë mikrobiomën e zorrëve.

Po ashtu, sipas kardiologëve, dieta mesdhetare ka marrë më shumë vëmendje gjatë 10 vjetëve të fundit teksa njerëzit e Rajonit të Mesdheut kanë më pak probleme kronike shëndetësore dhe janë më jetëgjatë.

Ndjekja e dietës mesdhetare ka qenë gjithashtu e lidhur me uljen e rrezikut të një personi për sëmundje të caktuara, duke përfshirë: sëmundje kardiovaskulare, diabet të tipit 2, depresionit, alzheimerit dhe kancerit të prostatës.

Dieta mesdhetare bazohet në ushqimet me bazë vegjetale, drithëra, fruta të thata, bazë yndyrore, vaji i ullirit, mish pule, peshk e mish të kuq dhe parasheh shmangie të yndyrave të ngopura dhe sheqerit.