Vera është kohë për t’u kënaqur jashtë për shumë njerëz. Por, jo edhe për ata njerëz që vuajnë nga depresioni i verës.
I nxehti, lagështia dhe poleni kanë të ngjarë të shkaktojnë mërzi, teksa nga ana tjetër reduktimi i dritës së ditës gjatë dimrit shkakton çrregullimin emocional sezonal dimëror.
Krahasuar me çrregullimin dimëror, depresioni veror nuk ka marrë shumë vëmendje në kërkime ose vëmendje.
Edhe simptomat e këtyre dy çrregullimeve emocionale janë të ndryshme. Të dyja shënohen me gjendje shpirtërore të trishtë dhe ndjenja të vogla kënaqësie, por pacientët me depresion dimëror kanë tendencë të flenë shumë, të hanë shumë dhe janë më të plogësht. Kurse ata me atë veror nuk janë të uritur, kanë më pat apetit dhe vuajnë nga pagjumësia.
Depresioni i verës është po ashtu depresion më serioz, ku pacientët priren të ndihen më të stresuar, shkroi Washington Post.
Edhe
Si të dalloni stresin, lodhjen dhe sulmin nga nxehtësia
Individët me depresionin veror mund të jenë në rrezik për vetëvrasje. Sjelljet vetëvrasëse arrijnë kulmin në fund të pranverës dhe në fillim të verës.
Si t’i bëni ballë depresionit të verës?
Nëse ndiheni veçanërisht të dëshpëruar gjatë verës, është e rëndësishme t’i pranoni ato ndjenja dhe të kërkoni ndihmë mjekësore.
Freskia mund të ndihmojë edhe pse nuk është testuar ende si metodë në prova klinike. Megjithatë, rekomandohet që pacientët të bëjnë dush të ftohtë dhe të qëndrojnë në vende me ajër me kondicioner.
Edhe
Yoga, ndihmesë në qetësinë emocionale gjatë vjeshtës depresive
Por, depresioni veror është depresion, dhe ka trajtime efektive për depresionin. Ilaçet që funksionojnë për depresionin mund të funksionojnë edhe për këtë lloj.
Kombinimi i trajtimeve të ndryshme – strategjitë freskuese, ilaçet dhe psikoterapia – mund të jenë çelës për mposhtjen e mërzisë verore.