Shkencëtarët amerikanë, hulumtimi i të cilëve është publikuar në periodikun “Annual Reviews of Public Health”, zbuluan se ekziston diçka që do të mund të quhej lloji më i shëndetshëm i ushqimit.
Shkencëtarët kanë studiuar rezultatet e hulumtimit të qindra llojeve të ushqimit, duke përfshirë ushqimin mesdhetar, vegjetarian, vegan, me yndyrë të ulët, me glikemi të ulët dhe pa gluten, transmeton Koha.net. Ata studiuan efektet e këtyre llojeve të dietës për shëndetin e përgjithshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta e analizuan çdo formë të ushqimit me kujdes dhe e studiuan lidhshmërinë e tyre me shfaqjen e obesitetit dhe sëmundjeve kronike si sëmundja e zemrës dhe diabetit.
Rezultatet treguan se asnjë nga këto ushqime nuk është domosdoshmërisht më i shëndetshëm, përcjell Koha.net. Disa forma të ushqimeve ndihmojnë në sëmundje të caktuara, si ushqimi mesdhetar që ndihmon tek pacientët e zemrës.
Shkencëtarët theksojnë se të gjitha llojet e ushqimeve, të cilat kanë një efekt pozitiv në shëndetin e njeriut, kanë diçka të përbashkët, dhe ky është reduktimi i konsumit të produkteve të gatshme të mishit të thatë, rritja e konsumit të frutave dhe perimeve dhe mishit të payndyrshëm.
Ata gjithashtu theksojnë se vetëm për shkak se një person i cili e ndjek një lloj diete, është shumë i shëndetshëm, nuk do të thotë se ajo dietë është e shëndetshme në përgjithësi.
Me qëllim që të ushqeheni në favor të shëndetit, ndiqni udhëzimet bazë për një dietë të shëndetshme, ndërsa shijoni ushqimet e pashëndetshme herë pas here dhe me masë.