Dielli di të jetë edhe i rrezikshëm dhe është e rëndësishme të mbroni lëkurën nga rrezatimi i tij, prandaj kremrat kundër diellit janë një pjesë e pazëvendësueshme e përditshmërisë gjatë verës.
Ekspertët kanë zbuluar se duhet të kontrolloni një simbol në shishen e kremit kundër diellit për të parë nëse ju mbron juve dhe fëmijët tuaj në mënyrë efektive.
Mund të mos jeni të vetëdijshëm se kremi kundër diellit, ashtu si produktet e tjera të bukurisë, ka një datë kur i del afati i përdorimit. Mund të mos jetë e shkruar saktë si datë me shifra.
Në anën e pasme të shishes së kremit ka një simbol që tregon se kur skadon afati i përdorimit. Simboli në formë shishes së kremit me kapak të hapur, ka një shifër dhe një germë – M. Si shembull mund të jetë 12M, që do të thotë se mund të përdoret 12 muaj pas hapjes apo edhe 18M.
Kur përbërësit aktivë në kremin kundër diellit pushojnë së punuari, ato shpërbëhen dhe bëhen joefektive. Kremrat e skaduar mund të shkaktojnë reaksione alergjike, acarim ose kruajtje. /klix