Nëse jeni pickuar nga një mushkonjë, e dini sa frustruese janë pickimet e saj. Gungat e vogla të kuqe që ngriten menjëherë, krijojnë kruarje sapo fillon e prekë. Sa më shumë që e prekë vendin e pickimit, aq më shumë kruhet.
Disa njerëz duket se janë magnete për mushkonjat, shkroi CNN.
Nuk është pickimi që shkakton kruarjen – është përgjigjja e trupit të njeriut ndaj proteinës së huaj të mushkonjës që tenton ta luftojë. Për këtë arsye, disa kanë reaksion mesatar ndaj pickimit, e të tjerë janë më të ndjeshëm ndaj proteinës së huaj. Kur mushkonja ushqehet në gjakun e njeriut, lëshon pështymën në lëkurë dhe pështyma e saj ka shumë proteina në të.
Si shumica e insekteve që ushqehen me gjak, mushkonjat mund të na nuhasin nga një distancë përmes dioksidit të karbonit që lëshojmë, dhe kjo i afron.
“Mos e kruani”, është këshilla që shumë ekspertë e japin. Kruarja e bën lëkurën edhe më keq.
Në vend të kruarjes, përdorni ndonjë krem ose sprej.
Edhe
Si të ruheni nga pickimi i mushkonjave dhe çfarë të bëni pas pickimit
Disa rekomandojnë aplikimin e ujit të nxehtë te pickimi.
Mënyra më e mirë për ta luftuar kruarjen, megjithatë, është që ta parandaloni pickimin në rend të parë.