Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çfarë mund të ndodhë nëse nuk konsumoni sa duhet magnez

Magnezi merr pjesë në mbi 300 procese trupore. Megjithatë, mungesa e magnezit ndonjëherë është shumë e vështirë për t’u vërejtur për shkak se simptomat e para janë shumë delikate.

Doza e rekomanduar ditore e magnezit është 320 miligramë për femra dhe 420 miligramë për meshkuj më të vjetër se 31 vjet. Meshkujve dhe femrave të moshës 19-30 vjet u nevojiten rreth 10 miligramë më pak, ndërsa grave shtatzëna rreth 40 miligramë më shumë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Personat që vuajnë nga sëmundjet e sistemit të tretjes e absorbojnë me vështirësi magnezin, transmeton Koha.net. Me plakjen absorbimi i magnezit dobësohet në mënyrë natyrale, ndërsa personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 humbasin më shumë magnez përmes urinimit.

Mungesa afatgjatë e magnezit mund të shkaktojë efekte të rënda anësore të padëshiruara.

Rritja e shtypjes së gjakut - Mungesa e magnezit rrit rrezikun e hipertensionit. Magnezi është thelbësor për ruajtjen e sasisë së mjaftueshme të kaliumit dhe kalciumit, mineraleve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e shtypjes së gjakut.

Ndjesia e djegies në duar dhe këmbë - Magnezi e ruan funksionimin e duhur të muskujve dhe sistemit nervor, kështu që mungesa ekstreme e magnezit mund të shkaktojë ndjesi të djegies dhe mpirjes. Mungesa e magnezit është e lidhur edhe me dhimbje të muskujve.

Kokëdhimbje të shpeshta - Magnezi ndikon direkt në nivelin e kimikateve në tru dhe si rezultat edhe në aktivitetin e tyre, por studimet kanë treguar se personat të cilët nuk konsumojnë magnez të mjaftueshëm shpesh vuajnë nga kokëdhimbjet.