Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çfarë i bën trupit marrja e zinkut çdo ditë?

Zinku është një mineral thelbësor që ndihmon trupin të funksionojë në mënyra të ndryshme bazike, nga mbështetja e sistemit imunitar deri tek mbajtja e metabolizmit sa më aktiv. Për fat të mirë, trupi i njeriut nuk ka nevojë për sasi të mëdha zinku dhe shumica prej njerëzve e marrin zinkun që u nevojitet nga ushqimi. Por ekzistojnë disa raste në të cilat plotësimi i zinkut mund të garantohet.

Këto janë disa nga përfitimet e zinkut, sipas ekspertëve.

E përmirëson imunitetin

Zinku, një lëndë ushqyese që gjendet në të gjithë trupin tuaj, ndihmon sistemin imunitar dhe funksionimin e metabolizmit. Dëshmitë sugjerojnë se nëse tabletat ose shurupi i zinkut merren brenda 24 orëve, pas fillimit të simptomave të ftohjes, suplementi mund të ndihmojë në shkurtimin e kohëzgjatjes së ftohjes. Një paralajmërim: Përdorimi i spreit për hundë që përmbajnë zink nuk këshillohet më, ngase kjo praktikë tek disa njerëz ka shkaktuar humbje të shqisës së nuhatjes përkohësisht ose përgjithmonë.

Mund ta ulë presionin e gjakut

Sipas kombinimit të analizave të studimeve të kryera gjatë vitit 2020, plotësimi i zinkut në organizëm e ul presionin sistolik të gjakut. Autorët e këtyre hulumtimeve vunë në dukje se, mungesa e zinkut është lidhur me presionin e lartë të gjakut në studimet e kryera tek kafshët.

Ndihmon në shërimin e plagëve

Edhe Pesë mënyra për të marrë magnez pa pasur nevojë për suplemente Lifestyle 3 muaj më parë Pesë mënyra për të marrë magnez pa pasur nevojë për suplemente

Njerëzit me probleme të lëkurës dhe nivele të ulëta të zinkut mund të përfitojnë nga suplementet e këtij minerali. Aplikimi lokal i zinkut mund të ndihmojë në shërimin e plagëve, duke inkurajuar prodhimin e kolagjenit dhe formimin e qelizave të reja të lëkurës, thonë ekspertët.

E mban lëkurën tuaj të re

Hidratuesit dhe kremrat kundër diellit që përmbajnë oksid zinku rekomandohen nga dermatologët për të parandaluar dëmtimin e diellit, i cili mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe ndryshime qelizore që mund të çojnë në kancer të lëkurës. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e një hidratuesi të përditshëm me krem ​​dielli mineral (siç janë ato që përmbajnë zink ose dioksid titani) që vlerësohen me SPF 30 ose më të lartë.