Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës dhe ushqimet që e largojnë

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe. Është një problem i sikletshëm që prek të gjithë njerëzit. Paralajmërimi i një sëmundjeje apo komplikimi shëndetësor, ushqimet që konsumoni dhe higjiena e varfër e gojës janë tre faktorët kryesorë të aromës së keqe të frymës.

Problemet shëndetësore që lidhen me erën e keqe të gojës

Era e keqe e gojës apo ndjesia e shijes së keqe në shumë raste paralajmëron disa lloj sëmundjesh. Ndër më kryesoret është ajo që ka të bëjë me dhëmbët dhe mishrat e tyre. Quhet Periodontis dhe ndodh në rastet kur indet preken nga inflamacioni. Në këtë rast, arteriet e vogla të indeve të dhëmbit të cilat mbajnë oksigjenin dhe ushqyesit shkatërrohen duke bllokuar funksionin e indeve. Kjo sëmundje shkaktohet nga sëmundje të tjera që mund të jetë i prekur trupi, nga pirja e duhanit, alkoolit si dhe higjiena e dobët orale. Në forma akute kjo sëmundje bëhet kronike.

Problemet e sëmundjes së Periodontis kanë nevojë për ndërhyrjen e dentistit. Simptoma e ndjesisë së gojës së thatë gjithashtu shkakton erën e keqe të frymës. Goja e thatë mund të jetë rezultat i mjekimeve të ndryshme që trupi merr për trajtimin e komplikacioneve shëndetësore. Janë edhe shumë sëmundje të tjera të cilat shkaktojnë sëmundjen e gojës për të cilat duhet të bëni kujdes. Disa prej të cilave janë infeksionet në aparatin e frymëmarrjes siç është pneumonia apo bronshiti, infeksionet kronike të sinuseve, diabeti, niveli i lartë i aciditetit në stomak si dhe problemet e mëlçisë dhe veshkave.

Ushqimet që luftojnë erën e keqe të gojës

Edhe Njihuni me ushqimet që shkaktojnë erën e keqe të gojës Lifestyle Njihuni me ushqimet që shkaktojnë erën e keqe të gojës

Higjiena e gojës dhe pastrimi i saj në mëngjes dhe në darkë është një faktor i rëndësishëm i erës së gojës ashtu si edhe mënyra e të ushqyerit. Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron disa prej ushqimet që largojnë erën e keqe të gojës.

Çaji jeshil apo i zi përmban një nivel të lartë antioksidantësh. Sipas studimeve të fundit ka rezultuar se konsumimi i çajit të zi apo jeshil ndihmon në largimin e erës së keqe të gojës kjo për shkak të fuqisë së tyre në shkatërrimin e baktereve që shkaktojnë erën e keqe në gojë.

Kosi është një produkt fantastik për higjienën e gojës. Konsumimi i një gote me kos çdo ditë redukton nivelin e aromës së keqe në gojë. Efektet e mira të kosit vijnë për shkak të probiotikëve që ai përmban.

Uji është ilaçi natyral dhe burimi kryesor i mirëqenies së organizmit përfshirë këtu edhe shëndetin e gojës. Konsumimi i ujit ndihmon në largimin e mbetjeve ushqimore nëpër dhëmbë. Pirja e ujit nxit prodhimin e salivës, element që vepron si agjent pastrues në gojë.

Edhe Këto tri gjëra duhet ngrënë për të shëruar erën e keqe të gojës Lifestyle Këto tri gjëra duhet ngrënë për të shëruar erën e keqe të gojës

Majdanozi dhe Borziloku, të dy këta përbërës ndihmojnë shumë në largimin erës së keqe së gojës sidomos kur konsumojmë hudhra apo qepë. Ideale në përfitimin edhe e më shumë vlerave është kombinimi i hudhrave apo qepës me këto dy erëza gjatë konsumimit.

Mollët dhe Spinaqi janë dy përbërës fantastik në largimin e erës së keqe të gojës. Mollët mund të konsumohen pas çdo fakti ushqimor, por edhe në mëngjes ndërsa spinaqi rekomandohet të konsiderohet më së shumti i pagatuar dhe sallatë.