Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Burri i paralizuar me lëndime të shtyllës kurrizore ecën sërish falë implantit

Një burrë i paralizuar me lëndime të rënda në shtyllën kurrizore ka filluar të ecën sërish falë një implanti të zhvilluar nga një ekip i hulumtuesve zviceranë, raporton BBC.

Është hera e parë që një person me lëndime të tilla të shtyllës kurrizore ka qenë sërish në gjendje të ecën lirshëm.

Teknologjia e njëjtë ka përmirësuar shëndetin e një pacienti tjetër të paralizuar në atë përmasë sa që ka qenë në gjendje të bëhet baba.

Hulumtimi është publikuar në revistën “Nature Medicine”.

Michel Roccati ishte paralizuar pas një aksidenti me motoçikletë pesë vjet më parë. Shtylla e tij kurrizore ishte dëmtuar rëndë dhe ai nuk kishte ndjesi në këmbët e tij.

Mirëpo, ai mund të ecën tash fal një implanti elektrik që i është vendosur në shtyllën e tij kurrizore me anë të një operimi.

Edhe Burrit me Parkinson i kthehet aftësia për të ecur falë një implanti Lifestyle Burrit me Parkinson i kthehet aftësia për të ecur falë një implanti

Asnjë person më parë me lëndim të tillë nuk ka arritur të ecën.

Hulumtuesit kanë thënë se kjo nuk është një kurë për lëndimet e shtyllës kurrizore, dhe se teknologjia ende është tepër e komplikuar për t’u përdorur në jetën e përditshme. Mirëpo, e kanë vlerësuar si hap të madh për të përmirësuar kualitetin e jetës.