Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Brokoli parandalon kancerin e zorrëve

Kombinimi kos me brokol mund të parandalojë, madje edhe të trajtojë, kancerin e zorrës, sugjeron një studim i ri.

Hulumtuesit shkencorë nga Singapori kanë zbuluar se kosi i përzier me këtë “superushqim” ka zhdukur 75% të tumoreve tek minjtë dhe më shumë se 95% të qelizave kancerogjene të zhvilluara në laborator.

Brokoli përmban një substancë kimike që lufton kancerin i quajtur sulforane, ndërsa kosi përmban probiotikë, bakteri që ndihmon për të mbajtur një balancë natyrale të organizmave në stomak dhe zorrë.

Duke përdorur teknika gjenetike shkencëtarët zhvilluan një probiotikë që u vendos në qelizat e kancerit të zorrës dhe sekretuan një enzimë për të konvertuar një substancë të gjendur te brokoli dhe perime të tjera të familjes së lakrës në agjentë potencial kundër kancerit.

Në testet e kryera u zhdukën pothuajse të gjitha qelizat kancerogjene të zhvilluara në laborator.

Më pas, kombinimi i kosit me këtë perime arriti të zhdukë 75% të tumoreve te minjtë e prekur nga kjo sëmundje.

Artikuj të ngjashëm