Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë votuar sot në favor të ndalimit të përdorimit pothuajse të plotë të insekticideve në të gjithë BE-në.
Studimet shkencore kanë treguar se insekticidet ndikojnë në rënien e numri të bletëve prandaj ky veprim është konsideruar i dëmshëm dhe u ndalua nga shtetet anëtare të BE.
Prodhuesit dhe disa grupe bujqësore e kanë kundërshtuar këtë veprim, duke thënë se shkenca mbetet e pasigurt, raporton BBC.
Me këtë rast, kërkohet ndalimi i përdorimit të kimikateve të cilat u bënë shqetësuese edhe për shkencëtarët, organizatat mjedisore madje edhe politikanët. BE ka thënë se kjo është një fitore e madhe për shkencën dhe bletët tani nuk janë më të kërcënuara.
Kimikatet që përdoreshin deri tani ndikuan dukshëm të zhduket numri i bletëve.
-
“Kokteje pesticidesh” përbëjnë mollët në të gjithë Evropën, zbulon studimi
-
Shkencëtarët krijojnë “superushqimin” që mund t’i shpëtojë bletët
-
Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve po rrezikojnë gjithnjë e më shumë fëmijët
-
BE-ja do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
-
Pesë shtete kërkojnë “kufizime transitore” për vendet e reja anëtare të BE-së