Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Autoritetet në SHBA alarmojnë për alergjinë e rrallë në mish si pasojë e rriqrave

Numri i njerëzve që zhvillojnë alergji të rrallë të mishit, si pasojë e pickimeve të rriqrave, po rritet dhe mund të ketë ndikuar tashmë deri në 450,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dhënat e reja të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) kanë treguar rritje të madhe të numrit të rasteve të sindromës “alpha-gal”.

Alergjia shkakton reagim me mundësi kërcënimi për jetën ndaj disa llojeve të mishit ose produkteve shtazore. Shkencëtarët e SHBA-së kanë gjurmuar “alpha-gal” në pështymën e rriqrave. Këto rriqra identifikohen nga pika e bardhë në shpinë dhe gjenden kryesisht në pjesët jugore dhe lindore të SHBA-së. Por ekspertët paralajmërojnë se gama e tyre po zgjerohet për shkak të ndryshimeve klimatike, shkruan BBC.

Kafshimet gjakpirëse nga “ylli i vetmuar”, i quajtur zyrtarisht “Amblyomma americanum”, mund ta sëmurin personin kur konsumon disa mishra dhe produkte shtazore nga gjitarët.

Lista e ushqimeve të rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga sindroma “alpha-gal” përfshijnë mishin e derrit, mishin e viçit, lepurin, qengjin, xhelatinën, qumështin, disa produkte qumështore dhe disa farmaceutikë. Simptomat nga kjo sindromë përfshijnë dhimbjet e stomakut, diarrenë, ethet dhe mungesën e frymëmarrjes që mund të shkaktojë anafilaksinë fatale. Për shkak se trupi tret mishin ngadalë, mund të jetë shumë e vështirë të pikasen simptomat.

Më shumë se 110,000 raste janë zbuluar që nga viti 2010, ka bërë të ditur CDC-ja. Nga viti 2017 deri në vitin 2021 numri i rasteve u rrit me rreth 15,000 në vit.

Edhe Çka duhet të bëni nëse gjeni një rriqër në trupin tuaj? Lifestyle Çka duhet të bëni nëse gjeni një rriqër në trupin tuaj?

Për shkak se sa e vështirë mund të jetë për t’u diagnostikuar, CDC-ja ka thënë se deri në 450,000 amerikanë në total mund të kenë zhvilluar alergji nga mishi për shkak të “alpha-galit”.

Një sondazh i 1,500 mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë nga viti i kaluar zbuloi se 42% e tyre nuk kishin dëgjuar kurrë për këtë sindromë. Në sondazhin, i cili u publikua gjithashtu nga CDC të enjten, rreth një e treta e grupit ka thënë se nuk ishin “shumë të sigurt” në aftësinë e tyre për të identifikuar sëmundjen. Vetëm 5% kanë deklaruar se kishin “shumë besim” në aftësinë e tyre.

Sindroma nuk u zbulua deri në vitin 2008 kur rastësisht studiuesit amerikanë gjetën rezultate të papritura teksa testonin një ilaç që përdorej për trajtimin e kancerit.

“Ixodes holocyclus” e njohur si paralizë nga rriqrat, ka shkaktuar alergji të ngjashme të mishit edhe në rajonin e Sydneyt në Australi.

Edhe Si të kuptoni nëse kafsha juaj shtëpiake ka alergji Lifestyle Si të kuptoni nëse kafsha juaj shtëpiake ka alergji

Ekspertët kanë paralajmëruar njerëzit që të mbulohen jashtë dhe të kontrollojnë rregullisht trupin nga pickimi i rriqrave. Pickimet mund të shkaktojnë disa sëmundje të rrezikshme, të tilla si sëmundja “Lyme” dhe janë më të zakonshme gjatë muajve më të nxehtë. CDC-ja këshillon njerëzit që kur janë jashtë të përdorin ilaç kundër insekteve, si ato që përmbajnë dietiltoluamid, ose të para-spërkatin veshjet e tyre me një kimikat të quajtur permethrin.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi