Shoqata Amerikane e Zemrës, (American Heart Association (AHA)) u ka bërë thirrje njerëzve të ndryshojnë mënyrën e ushqyerjes, duke favorizuar proteinat me bazë bimore dhe duke kufizuar produktet me yndyrë të lartë, ka shkruar Reuters.
Në udhëzimet e reja ushqimore, të publikuara së fundmi, përfaqësuesit e AHA-s kanë theksuar rëndësinë e një diete të pasur me perime, fruta dhe drithëra të plota, duke rekomanduar që burimi kryesor i proteinave të jetë nga bimët dhe jo nga mishi.
Organizata sugjeron gjithashtu:
-të kufizohet sheqeri, kripa dhe ushqimet shumë të përpunuara
-të zëvendësohen produktet e bulmetit me yndyrë të plotë me ato pa yndyrë ose me pak yndyrë
Edhe
Tri ushqime që konsiderohen “të pashëndetshme”, por që ndihmojnë shëndetin e zemrës
-të zgjidhen yndyra të shëndetshme (të pangopura)
Në vend të mishit të kuq, AHA rekomandon proteina si bishtajoret, arrat dhe farat. Nëse konsumohet mish i kuq, këshillohet të zgjidhen pjesë më të dobëta, të shmangen produktet e përpunuara dhe të kontrollohen porcionet.
Këto rekomandime dallojnë nga disa qëndrime të fundit të administratës së presidentit të SHBA-së Donald Trump, e cila ka inkurajuar konsum më të lartë të proteinave si nga burime shtazore ashtu edhe bimore, si dhe përdorimin e produkteve të bulmetit me yndyrë të plotë.
Po ashtu, nismat e administratës, të mbështetura nga sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., janë fokusuar në reduktimin e ngjyruesve sintetikë, përbërësve kimikë dhe ushqimeve ultra të përpunuara, si dhe në uljen e konsumit të sheqerit.
Përfaqësuesit e AHA-s kanë thekson edhe disa këshilla të tjera praktike:
Edhe
Hot-dog apo hamburger? Dietologët tregojnë cili është më i mirë për zemrën
-përgatitni ushqimet me pak ose aspak kripë
-kufizoni konsumimin e alkoolit
-shmangni pijet dhe ushqimet me sheqer të shtuar
Një tjetër rekomandim i rëndësishëm është që fëmijët mund dhe duhet të fillojnë një dietë të shëndetshme për zemrën që nga mosha 1-vjeçare.
Sipas Administratës për Ushqim dhe Barna (FDA), këto udhëzime janë në përgjithësi në përputhje me rekomandimet federale për ushqyerjen, dhe institucionet pritet të bashkëpunojnë në promovimin e shëndetit kardiovaskular.
Edhe
Zëvendësuesit e mishit për proteina
AHA, organizata më e vjetër dhe më e madhe vullnetare në SHBA që lufton sëmundjet e zemrës dhe sulmin në tru, publikon udhëzime të tilla çdo pesë vjet, me qëllim përmirësimin e shëndetit të popullatës.