Qyteti i Aucklandit në Zelandën e Re, është emëruar qyteti më i mirë për të jetuar, në një listim vjetor që është publikuar së fundmi.
Njësia e Inteligjencës Ekonomike (EIU) ka publikuar listën e 140 qyteteve më të jetueshme, duke u bazuar në faktorët si stabiliteti, infrastruktura, edukimi dhe qasja në kujdesin shëndetësor.
Pandemia me koronavirusin thuhet të ketë qenë faktori kryesor që ka ndikuar në listimin e qyteteve këtë vit. Si pasojë e pandemisë, qytetet evropianë kanë rënë disa shkallë më poshtë derisa ato të Australisë, Japonisë dhe Zelandës së Re, janë ngritur.
Vendet ishullore janë prekur më pak nga koronavirusi dhe po ashtu arritën t’i minimizojnë më shumë rastet e po ashtu të lirojnë masat.
Ndërkohë, shumica e vendeve evropiane kishin numër të madh të rasteve të reja e po ashtu vonesa në nisjen e vaksinimit.
Kësisoj Aucklandi është radhitur i pari në listë, i përcjellë nga Osaka e Japonisë, Adelaide e Austalisë, Wellingotni i Zelandës së Re dhe kryeqyteti i Japonisë, Tokoi. Asnjë qytet i Britanisë së Madhe nuk ka hyrë në top dhjetëshën e qyteteve më të jetueshme.